LAJMI I FUNDIT:

Katër gjërat që duhet t’i mbani mend rreth intervistuesit

Katër gjërat që duhet t’i mbani mend rreth intervistuesit

Intervista e punës supozohet të jetë rrugë dy kahëshe – bisedë mes teje dhe punëdhënësit potencial, për t’u siguruar se përshtateni me njëri-tjetrin në aspekt profesional

Kjo gjithashtu do të thotë se ka disa gjëra që duhet t’i mbani mend rreth intervistuesit apo intervistuesve kur hyni në atë dhomë.


Glassdoor shpjegon se disa nga këto gjëra mund t’ua lehtësojnë mendjen dhe t’jua heqin tensionin që e shkakton intervista e punës.

Por, përveç kësaj, këto gjëra ju ndihmojnë të shihni edhe përtej pyetjeve dhe përgjigjeve të zakonshme, transmeton Telegrafi.

Intervistuesit dëshirojnë që ju të ndjeheni komodë

Kjo mund të mos jetë e njëjtë tek të gjitha intervistat e punës, por në shumicën e rasteve ata duan që ju të relaksoheni, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të mësojnë për atë që jeni në të vërtetë dhe për aftësitë që i posedoni.

Dëshirojnë që të ndjeheni të impresionuar

Intervistuesit zakonisht nuk marrin në intervistë persona pa qenë të bindur se janë kandidatë potencial, prandaj ata dëshirojnë që ju të ndjeheni të impresionuar me punën që ua ofrojnë, zyret e tyre, ekipin etj.

Ata duan që ju ta dëshironi punën.

Shumica e intervistuesve nuk përpiqen t’ju “mashtrojnë”

Pyetjet me “kleçkë” nuk janë gjithmonë të rralla, por tani janë më të rralla se asnjëherë më parë.

Edhe ata mund të jenë në “zor”…

Njëjtë sikurse ju që keni nevojë për një vend pune, edhe intervistuesit mund të jenë duke u përpjekur që sa më parë ta mbushin një pozitë bosh, ose ta përforcojnë një ekip të cilët kanë nevojë për një koleg.

Pra, mund të mos jeni vetëm ju në nevojë për këtë pozitë pune, por edhe intervistuesit. /Telegrafi/