LAJMI I FUNDIT:

Kate Moss del lakuriq për të shpallur markën e re, Cosmoss

Kate Moss del lakuriq për të shpallur markën e re, Cosmoss

Kate Moss u kthye në shefe.

Supermodelja njoftoi të martën se po përgatitet për të lansuar linjën e saj të mirëqenies, të quajtur Cosmoss, duke shpërndarë një video ëndërrimtare të saj duke notuar lakuriq në një pellg.


“Magjepsëse dhe magjike. COSMOSS është vetë-kujdes i krijuar për udhëtimet moderne të jetës”, lexohet në mbishkrim, duke shtuar se marka do të lansohet më 1 shtator.


Postime të tjera sensuale me Moss, ofruan pak më shumë informacion se çfarë të presësh nga lansimi në dukje i ngjashëm me Goop-in që do të vijë.

Kate Moss u ndje 'e cenuar dhe e frikësuar' gjatë xhirimit për Calvin Klein me Mark Wahlberg
Lexo po ashtu Kate Moss u ndje 'e cenuar dhe e frikësuar' gjatë xhirimit për Calvin Klein me Mark Wahlberg

“Çdo produkt COSMOSS është krijuar me përpikëri duke pasur parasysh mirëqenien, duke përdorur substanca të fuqishme natyrore. Çdo ritual hap një derë drejt ekuilibrit, restaurimit dhe dashurisë. Aroma COSMOSS rifreskohet dhe plotësohet”, shkruhej në një tjetër mbishkrim.

Sipas Daily Mail  fansat mund të presin që 48-vjeçarja të sjell një çaj detoksifikues, vaj fytyre CBD” dhe më shumë artikuj të New Age.

Sipas Kate Moss koha e kapelave ka përfunduar - është momenti i maskave që mbulojnë plotësisht fytyrën
Lexo po ashtu Sipas Kate Moss koha e kapelave ka përfunduar - është momenti i maskave që mbulojnë plotësisht fytyrën

Ndërsa mbetet për t’u parë nëse Moss, e cila kryesisht është pensionuar nga moda, por zotëron agjencinë e saj dhe numëron vajzën Lila Moss si klientin e saj kryesor, do të lansojë produktet e saj apo thjesht do të kurojë të preferuarat e saj të testuara dhe të dashura, fansat mund të regjistrohu për më shumë informacion në cosmossbykatemoss.com. /Telegrafi/