LAJMI I FUNDIT:

Kate Middleton rikthen trendin e viteve ’80

Kate Middleton rikthen trendin e viteve ’80

Kate Middleton njihet për stilin e saj fantastik, gjithmonë në përputhje me rregullat mbretërore.

Kësaj radhe gjatë xhirimeve në Muzeun e Historisë Natyrore të Londrës, ajo zbuloi se do të shpallte fituesin për konkursin e fotografit të vitit dhe morri sërish vëmendje me paraqitjen e kuruar deri në detajet më të vogla.


Por, ajo çfarë morri vëmendje të menjëhershme ishte xhaketa me shpatulla të theksuara, detaj i njohur gjatë viteve ’80.

Në prill, ajo madje u shfaq duke veshur një jakë të thurur, duke na kujtuar një fustan që Princesha Diana kishte veshur në vitin 1981.

As Kate Middleton nuk i rezistoi dot këtij trendi
Lexo po ashtu As Kate Middleton nuk i rezistoi dot këtij trendi

Supet e theksuara janë një stil që ne priremi ta shoqërojmë me atë dekadë.

Si përfundim, pasi Kate zgjodhi këtë trend, duket se së shpejti do të ketë një rikthim të bujshëm të tij. /Telegrafi/