LAJMI I FUNDIT:

“Kartoni i gjelbër në Maqedoni do të jepet së bashku me dokumentet e regjistrimit të makinës”

“Kartoni i gjelbër në Maqedoni do të jepet së bashku me dokumentet e regjistrimit të makinës”
Foto: Arkiv

Kartoni i gjelbër do të bashkohet me politikën për autopërgjegjësi që çdo makinë duhet ta ketë gjatë regjistrimit vjetor, thotë kryetari i Këshillit të ekspertëve në Agjencinë për supervizion në sigurime, Klime Poposki.

Në një intervistë për AIM, përcjell Telegrafi Maqedoni, ai shton se do të ketë ndryshime në çmimin detyrues për politikat e autopërgjegjësisë, gjegjësisht formimi i çmimit do të liberalizohet.

“Maqedonia duhet të harmonizojë ligjet me direktivat e BE dhe deri në fund të vitit 2019  do të ketë ligje të reja. Harmonizimi do të nënkuptojë edhe shkrirjen e kartonit së gjelbër me politikën e auto-përgjegjësisë, ku ndryshimet gjithashtu shpallen në pjesën e çmimit, gjegjësisht liberalizimin e çmimeve për politikën e auto-përgjegjësisë”, tha Poposki.


Ai shtoi se në vendet e rajonit si Serbi, Mali i Zi, Bosnjë e Hercegovinë, kartoni i gjelbër nuk merret në mënyrë të veçantë, por ai është i bashkangjitur me politikat e autopërgjegjësisë që blihen gjatë regjistrimit vjetor të makinës.

Për atë nëse do të ndryshojë çmimi nga liberalizimi i tregut, Poposki thotë se nga përvojat e shteteve që kanë kaluar më herët si Kroacia, Bullgaria, Rumania dhe Shqipëria, çmimi mesatar ka pasur rënie të vogël.

Poposki thotë se kjo nuk ka afat kohor kur kjo do të ndodh, por ata si rregullator dhe vetë industria janë të përgatitur./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Sekretariati kërkon nga KQZ të hapen 177 kuti të votimit nga diaspora – PDK e AAK kundërshtojnë

Sekretariati kërkon nga KQZ të hapen 177 kuti të votimit nga diaspora – PDK e AAK kundërshtojnë

Lajme
Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Kalo në kategori