Fondacioni Mane, në bashkëpunim me Fondacionin “Fundjava Ndryshe”, ka prezantuar nismën për të pajisur të gjithë personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë në Shqipëri me karrige me rrota. 260 karrige me rrota u shpërndanë në Tiranë si aksion i parë, për të vijuar me shpërndarjen në total të 1,000 karrigeve në të gjithë vendin.
Prezantimi publik i projektit u zhvillua në ambientet e pallatit të sporteve “Asllan Rusi”, ku edhe filloi shpërndarja e karrigeve me rrota për rrethin e Tiranës. Ky projekt do të zhvillohet edhe me mbështetjen e Shërbimit Social Shtetëror dhe Shoqatës së “Invalidëve Para dhe Tetraplegjikë”. Qëllimi i këtij projekti është që asnjë person para dhe tetraplegjik në Shqipëri të mos ndiejë mungesë të një karrigeje me rrota. I nisur në Tiranë, aksioni do të vazhdojë me shpërndarjen e 1,000 karrigeve me rrota në të gjithë Shqipërinë.
Në fjalën e tij përshëndetëse, themeluesi i Fondacionit Mane, Samir Mane, tha se shpërndarja e karrigeve me rrota për individë me status para dhe tetraplegjikë është një angazhim sa i fondacionit, po aq edhe personal.
“Kemi sjellë 1,000 karrige me rrota që do të shpërndahen duke filluar nga sot, por jam i sigurt që ky është vetëm hapi i parë. Ju premtoj se Fondacioni Mane do të vijojë punën që të gjithë personat para dhe tetraplegjikë në Shqipëri të kenë karrige me rrota dhe të kenë pavarësinë dhe lehtësinë e munguar”, tha Samir Mane.
Themeluesi i Fondacionit Mane dhe Grupit BALFIN, Samir Mane, shtoi se kjo nismë është vetëm një përpjekje e radhës, për të garantuar në shoqëri një jetesë dinjitoze për të gjithë individët para dhe tetraplegjikë, e kryesisht për ata me vështirësi ekonomike.
Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari, e përforcoi qëndrimin e Presidentit të Fondacionit Mane.
“Ne, nëpërmjet kësaj nisme, së bashku me Fondacionin Mane, do të shkojmë derë më derë, në çdo cep të Shqipërisë, atje ku ka njerëz që vuajnë për një karrige; atje ku na kanë shkruar dhe presin që ne të trokasim në dyert e tyre”, tha Arbër Hajdari.
Bajram Tirana, Kryetari i Shoqatës “Invalidë Para dhe Tetraplegjikë”, ndërsa ndau eksperiencën e tij personale dhe nevojat e veçanta të individëve që përfaqëson, e cilësoi nismën e Fondacionit Mane dhe organizatës “Fundjavë Ndryshe” si shembullin më të mirë të përpjekjeve të përbashkëta për të ndihmuar dhe mbështetur një shtresë të shoqërisë që ka shumë nevoja.
Të ndodhur në aktivitetin e sotëm, ishin 260 persona para dhe tetraplegjikë që u pajisën me karrige me rrota. Ndërkohë, për pjesën tjetër që nuk e patën të mundur të vinin në prezantimin e projektit, karrigia me rrota do iu dërgohet në shtëpi. Vullnetarët e Fondacionit Mane dhe të Fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, të mbështetur edhe nga stafi i Shërbimit Social Shtetëror, do të trokasin derë më derë për të dorëzuar karriget me rrota. I njëjti proces do të ndiqet edhe nëpër rrethet e Shqipërisë.
Prej formimit, Fondacioni Mane ka arritur të bëjë një ndryshim të prekshëm në jetën e shumë individëve, duke angazhuar vazhdimisht për çështje të cilat lidhen me edukimin, rininë, ruajtjen e mjedisit, shëndetin dhe mirëqenien e grupeve të caktuara shoqërore në nevojë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë