LAJMI I FUNDIT:

Karim Benzema flet për thashethemet në lidhje me largimin e tij nga Real Madrid

Karim Benzema flet për thashethemet në lidhje me largimin e tij nga Real Madrid

Kapiteni i Real Madridit, Karim Benzema, ka folur në ceremoninë e ‘Marca Leyenda’ për largimin e tij të mundshëm nga Real Madrid.

Ka disa ditë që flitet për largimin e tij pas 14 vitesh, me një ofertë marramendëse që ka ardhur nga Arabia Saudite.

“Për çfarë duhet të flas? Për të ardhmen? Unë jam në Real Madrid. Është interneti që flet dhe realiteti nuk është interneti. Kam një lojë të shtunën, stërvitem nesër, kështu që tani jam në Madrid”, ka thënë Benzema.


Numri ‘9’, i cili mbërriti nën hijen e Cristiano Ronaldos dhe Gonzalo Higuain, ka marr trofeun për karrierën e tij sportive te Los Blanocs, pasi u kthy e në një prej lojtarëve më të dashur në “Santiago Bernabeu”.

Që nga ardhja e tij në vitin 2009, Benzema ka shënuar gjithsej 353 gola, duke qenë golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e skuadrës së bardhë pas Cristiano Ronaldos.

Sezoni i kaluar ishte historik për të, pasi ai fitoi Topin e Artë dhe Ligën e Kampionëve të pestë.

Real Madridi mund të njoftojë së shpejti largimin e Benzemas
Lexo po ashtu Real Madridi mund të njoftojë së shpejti largimin e Benzemas

Përtej këtyre trofeve të fundit, francezi ka fituar gjithsej 36 tituj, 25 prej tyre në Real Madrid (5 Liga të Kampionëve, 5 Kupa Botërore për Klube, 4 La Liga, 4 Superkupa Evropiane, 3 Kupa të Mbretit dhe 4 Superkupa spanjolle).

Karim Benzema këtë sezon ka shënuar 30 gola edhe pse ka munguar në 15 ndeshje për shkak të lëndimeve, mbingarkesave dhe pushimeve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Boks
“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ndërkombëtare
Salah kurrë më emocionues për largimin nga Liverpooli: Dua të kujtojnë se i dhashë të gjitha

Salah kurrë më emocionues për largimin nga Liverpooli: Dua të kujtojnë se i dhashë të gjitha

Premier League
Ish-ylli i Arsenalit në gjyq me babanë: E braktisën si foshnjë dhe tani po i kërkojnë para

Ish-ylli i Arsenalit në gjyq me babanë: E braktisën si foshnjë dhe tani po i kërkojnë para

Ndërkombëtare
Real Madridi ka vendosur të ndahet me tre lojtarë në verë

Real Madridi ka vendosur të ndahet me tre lojtarë në verë

La Liga
Barcelona e bën prioritet transferimin e Julian Alvarezit, i ofron Atleticos para dhe një futbollist

Barcelona e bën prioritet transferimin e Julian Alvarezit, i ofron Atleticos para dhe një futbollist

La Liga
Kalo në kategori