LAJMI I FUNDIT:

Kapja e 400 mijë euro ekstazi, Gjykata e Tiranës cakton burg pa afat për pesë të arrestuarit, mes tyre asamblisti i LVV-së

Kapja e 400 mijë euro ekstazi, Gjykata e Tiranës cakton burg pa afat për pesë të arrestuarit, mes tyre asamblisti i LVV-së

Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar burg pa afat për pesë të arrestuarit e operacionit antidrogë ku u kapën 11 mijë e 300 doza ekstazi, me peshë 5 kg e 93 gr dhe me vlerë tregu 400 mijë euro.

Mithat Ramadani, Kalem Picari, Ambra Myftari, Daniel Avdija si dhe asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Besnik Mujeci do të hetohen në qeli.

Ata u kapën në kryqëzimin e rrugëve “Myslym Shyri” dhe “Sami Frashëri” në Tiranë.


U kap me substanca narkotike në Tiranë dhe u përjashtua nga partia - gjithçka pas arrestimit të asamblistit të LVV-së
Lexo po ashtu U kap me substanca narkotike në Tiranë dhe u përjashtua nga partia - gjithçka pas arrestimit të asamblistit të LVV-së

Pesë personat shfrytëzonin fluksin e sezonit për të transportuar lëndën narkotike përmes një linje autobusësh Prishtinë-Tiranë. Në momentin që ekstazia mbërrinte në Tiranë, ajo transportohej përmes makinave me qira, ndërsa fokusi ishte te shpërndarja në zonën e bregdetit.

Trafikantët kërkonin paradhënie dhe lënie të automjeteve garanci për ekstazinë.

Përveç sasisë së lëndës narkotike edhe një automjet e pesë aparatë celularë u sekuestruan.

Dozat e drogës sintetike janë me ngjyrë kafe dhe kanë logon e markës së luksit, Louis Vuitton. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Aksident mes dy veturave në Kijevë – lëndohen tre persona

Aksident mes dy veturave në Kijevë – lëndohen tre persona

Kronika e Zezë
Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Lajme
Kalo në kategori