LAJMI I FUNDIT:

Kapen 28 peshkatarë që peshkuan pa leje

Kapen 28 peshkatarë që peshkuan pa leje

Aksion i jashtëzakonshëm për inspektim të peshkimit në “Treska 2”, e cila gjendet rreth grykëderdhjes te lumi i Belicës në Treskë, si dhe në zonën rekreative “Akumulimi Kozjak” që u  zhvillua më 13 dhe 14 maj, njoftoi Inspektorati Shtetëror i Bujqësisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Gjatë inspektimit janë kapur 28 persona që kanë qenë duke peshkruar për rekreativitet peshkun krap dhe mustak pa leje. Janë konfiskuar edhe 9 rrjeta me gjatësi totale prej mbi 500 metra.

Peshkatarët domosdoshmërisht duhet të respektojnë Ligjin për bujqësi dhe akuakulturë dhe aktet nënligjore të tij, dhe t’i përmbahen kufizimeve në peshkim, për shkak të shumimit të tyre, shtojnë nga inspektorati. /Telegrafi/