Duke filluar nga nesër (15 nëntor 2024), e duke vazhduar deri më datë 15 mars 2025, të gjithë shoferët që qarkullojnë nëpër rrugët e Republikës së Kosovës, duhet të bëjnë ndërrimin e gomave të veturave të tyre, duke kaluar nga gomat e verës në goma të dimrit.
Në një intervistë dhënë Telegrafit, Kapiten Albin Sahatqija, Komandant i Njësisë së Trafikut Rajonal të Policisë në Gjakovë, tregoi specifikisht se me çfarë goma duhet të pajisen shoferët gjatë sezonit të dimrit.
“Prej datës 15.11.2024 deri me datën 15.03.2025 duhet të bëhet ndërrimi i gomave të dimrit. Gomat e dimrit duhet të jenë M+S dhe thellësia e larvae të pneumatikëve nuk guxon të jetë më e vogël se 4 mm”, potencoi ai.
Kapiten Sahatqija po ashtu potencoi, që policia duke u bazuar në nenin 248 të rregullave të trafikut rrugor, do të shpërndajë gjoba për të gjithë ata shoferë që nuk pajisen me goma dimërore në periudhën e paraparë kohore.
“Sipas nenit 248 të rregullave të trafikut rrugor, në qoftë se polici has mjetin në rrugë në të cilën lëvizja e atij lloji mjeti është e ndaluar, ose lëviz pa pajisje dimërore në pjesën e rrugës dhe në kohën kur pajisja dimërore është e detyrueshme, do ta urdhërojë shoferin që menjëherë të ndërpresë lëvizjen e mjetit ose të vazhdojë lëvizjen e mjetit në rrugë në të cilën lëvizja e atij lloji mjeti lejohet, përkatësisht ta përdorë pajisjen dimërore.
Polici ka të drejtë të përdorë pajisje speciale për ndalim të mjetit rrugor.
Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej njëqindepesëdhjetë (150) euro, shoferi i cili vepron në kundërshtim me dispozitat e paragrafit 1. të këtij neni.
Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej treqind (300) euro, edhe personi juridik ose institucioni në emër të të cilit dhe brenda autorizimeve të të cilit ka vepruar personi i përcaktuar në paragrafin 5. të këtij neni”, shtoi tutje ai.
Sahatqija për Telegrafin tha që njësia Rajonale e Trafikut rrugor në DRP-Gjakovë ka përgatitur planin operativ të sezonës dimërore dhe plani veçse ka filluar të implementohet.
“Njësia Rajonale e Trafikut rrugor në DRP-Gjakovë ka përgatitur planin operativ të sezonës dimërore dhe plani veçse ka filluar të implementohet. Objektivat e implementimit të ketij plani janë që t’i vetëdisojmë shoferët e mjeteve motorike se si duhet të sillen në trafikun rrugor gjatë sezonës dimërore dhe të kujdesen për sigurinë e tyre dhe të tjerëve në rrugë, mbulimin e pikave të zeza dhe masa tjera preventive.
Poashtu gjatë planit është paraparë edhe plani veprimi shtesë operativ- “Kontrollimi i jashtëzakonshem teknik i mjeteve motorike”.
Përveç saj janë mbajtur dhe përsëri planifikohen të mbahen takime me zyrtarë/inxhinierë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Kompanitë për pastrimin e rrugëve.”.
Duke marrë parasysh vështirësitë që mund të paraqiten gjatë qarkullimit rrugor gjatë sezonit dimëror, kapiten Sahatqija apeloi që gjatë kësaj periudhe shoferët të tregohen sa më të kujdesshëm.
“Njësija Rajonale e Trafikut rrugor në DRP-Gjakovë ju bënë apel gjithë shoferëve që gjatë qarkullimit rrugor të jenë të vëmendshëm, të kujdesen per veten dhe të tjeret, duke marrë parasysh kushtet atmosferike (shiu/bora) dhe kushteve të rrugës, ku për shkak të temperaturave të ulta krijohet akulli i zi në rrugë, atëherë duhet t’i përshtaten kushteve të rrugës dhe atmosferike.
Poashtu këshillohen gjithë shoferët që t’i shmangen vozitjes me automjete në relacione të shkurta.
Respektimi i rregullave dhe dispozitave ligjore do të ndikojë dukshëm në parandalimin e aksidenteve dhe viktimave në rrugë”, përfundoi ai.
Theksojmë që të gjithë shoferët pa marrë parasysh kushtet atmosferike, duhet t’i zëvendësojnë gomat e verës me ato të dimrit, si dhe të pajisen me pajisje të tjera dimërore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht