Kaos dhe përplasje me Gardën ishte seanca e fundit plenare për këtë vit në Kuvendin e Shqipërisë.

Para nisjes së punimeve, deputetët e opozitës u futën në sallë dhe u ulën në karriget e ministrave të qeverisë duke u pëplasur edhe fizikisht me punonjësit e Gardës të cilët u përpoqën t’i largonin prej aty.


Për shkak të kaosit të krijuar, me kërkesë të kreut të grupit të PS, Taulant Balla, Kuvendi kaloi në votim rendin e ditës.

Më herë, Endri Shabani u betua si Avokati i ri i Popullit. I zgjedhur me firmat e mbledhura nga Partia Demokratike, Shabani u betua mes kaosit dhe përplasjeve të opozitës me gardën.

Deputetët e PD ndezën flakadanë sapo kryetari i Kuvendit Niko Peleshi rinisi seancën pas disa minutave pushim.

Gjatë seancës kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi përjashtoi deputetët demokratë Klevis Balliu dhe Flamur Noka, të cilët me gjithë vendimin vijuan të qëndrojnë në sallë./euronews/