Një mashkull kosovar ka raportuar se është kanosur dhe sulmuar fizikisht nga një tjetër mashkull kosovar.

I dyshuari kishte dëmtuar një veturë zyrtare policore dhe kishte sulmuar zyrtarët policorë që ndodheshin në vendngjarje.


Rasti ka ndodhur të hënën në Gjilan. Si pasojë e sulmit, zyrtarët kanë pranuar tretman mjekësor.

Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka arrestuar të dyshuarin. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/