LAJMI I FUNDIT:

Kanos me vrasje një femër, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kanos me vrasje një femër, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi ka kanosur me vrasje një femër në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Muharrem Fejza”, të mërkurën në mbrëmje.

Sipas raportit të PK-së, te i dyshuari janë konfiskuar dy armë zjarri dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.


“Rr. Muharrem Fejza, Prishtinë, 03.03.2021 – 20:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka kanosur me vrasje viktimën femër kosovare. Nga i dyshuari janë konfiskuar dy armë zjarri. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/