Sipas CNN-it, ushqimet italiane hyjnë në listën e ushqimeve më të mira në botë. Në kohën e sotme ushqimi italian është bërë ushqimi i të gjithë njerëzve, të çdo kategorie, sepse të gjithë i duan ato.

Një pjatë mbresëlënëse, e thjeshtë dhe shumë e preferuar nga të gjithë, një bashkëdyzim të tillë mund ta gjeni në ushqimin e quajtur kanelloni. Nuk ka nevojë të gatuhet para se të mbushet, sepse zbutet kur piqet në furrë.


Kanelloni është një makaron i thatë në formë tubi i mbushur me mbushje varësisht dëshirës, i mbuluar me në një salcë dhe djathë të pjekur më pas.

Imagjinoni pas një dite të ngarkuar ta keni ushqimin e preferuar me mundësi gatimi për vetëm 10 minuta në mikrovale, ndërsa në furrë 35 minuta, për një kohë të shkurtër mund t’i dhuroni vetës një shije fantastike.

kanelloni 2

Për një kursimtar të përsosur të kohës zgjedhni kanelloni Coop të ngrirë, i cili përbëhet nga një përzgjedhje e farave të grurit dhe vezëve të kategorisë A, ai është i mbështjellur me një fletë të hollë e cila lehtëson përgatitjen.

Kanelloni i mbushur me rikota dhe spinaq. Përveç se na dhuron një shije fantastike, po ashtu është i shëndetshëm sepse ky produkt ka një përmbajte të ulët të kripës dhe është promovuar nga Ministria e Shëndetësisë.

kanelloni 1

Mbushja e tij me spinaq ka anë pozitive për organizmin tonë, sepse spinaqi është burim i shkëlqyeshëm i vitaminave antioksidative A, C, luteinës dhe beta karotenit. Ai është i pasur me minerale si kalium, magnez, mangan, zink dhe bakër. Kaliumi është i rëndësishëm për furnizimin e qelizave me ujë, rregullon punën e zemrës dhe tensionin e gjakut, mangani dhe bakri janë për përmirësimin e veprimit të antioksidantëve. Bakri është i nevojshëm për trupin për të prodhuar rruzat e kuqe të gjakut ndërsa zinku është i nevojshëm për rritje, zhvillim dhe për përmirësimin e tretjes.

Zgjedhje të tilla të shëndetshme dhe të lehta mund të gjeni në rrjetin më modern të marketeve – Super Viva.