Cila gjë është e përbashkët për Kazanovën dhe Bishën, ç’është ajo që me shekuj te femrat, pos anës së jashtme, e nxit atë kimi dashurore sa që t’u dridhen gjunjët dhe zemra t’u rrahë më shpejt? Si e imagjinojnë femrat Zotërinë Ideal?
Nëse ju intereson se cili është ai mashkull i ëndrrave femërore, si do të duhej të ishte dhe çfarë karakteresh fizike dhe psikike do të duhej ta zbukuronin, atëherë e keni gjetur vendin më të mirë për t’u informuar, transmeton Telegrafi.
Një sondazh i kryer nga “Al Femminile” me pjesëmarrjen e më shumë se 11 mijë femrave nga Italia, Spanja, Gjermania Brazili, Britania e Madhe, Franca dhe Polonia, kryesisht të moshave nga 19-30 vjeç, dhe me një numër nga 1-5 partner, ka dhënë rezultate vërtet interesante.
Pamja e jashtme
Shumica e femrave thanë se duan një burrë të gjatë, trup atletik ose muskulor. Pak e rëndësishme ngjyra e syve, ndërsa thuajse të gjitha të anketuarat preferojnë flokët kafe, ndërsa biondet apo të thinjuri janë ata me numrin më minimal të preferencave.
Ndër gjërat që gratë vënë re dhe vlerësojnë më shumë te një burrë janë: në vend të tretë kraharori dhe të pasmet, në vend të dytë duart dhe në vend të parë pamja në përgjithësi.
Karakteristika absolutisht më e parëndësishme? Këmbët të cilat përmenden shumë pak. Kush fiton medaljen e artë, kush ka më shumë rëndësi nga tiparet e fytyrës? Në vend të parë janë sytë, ndjekur nga buzëqeshja dhe nga shprehitë e fytyrës. Shumë e rëndësishme edhe toni i zërit, me përjashtim të Spanjës që i jep shumë pak rëndësi.
Joshja
Ja karakteristikat që e bëjnë një mashkull të na pushtojë dhe të na josh: Interesante të dini se për shumicën e të anketuarave gjestet romantike janë ende të rëndësishme. Që nga shishja e shampanjës te fjalët e përshpëritura me ëmbëlsi, për të kaluar te një darkë romantike, deri në momentin kur nisin puthjet e ëmbla e për të përfunduar me romanticitet “zhveshjen” e njëri-tjetrit, duke shkëmbyer puthje dhe përkëdhelje.
Ekziston ende një influencë e madhe kinematografike: mashkulli që del nga dushi me një peshqir, në jetën reale rrit rrahjet e zemrës të thuajse çdo gruaje të anketuar.
Çfarë nuk toleron asnjë grua?
Mungesa e higjienës: Kështu JO meshkujve që vijnë “erë e keqe”. Në vend të kësaj një mashkull i këndshëm dhe i parfumosur (pa e ekzagjeruar).
Pasi zbuluam pamjen fizike të “të dashurit të ëndrrave” dhe cilat janë aftësitë që i duhen një “Casanove” për të na joshur, kalojmë te dhoma e gjumit për të zbuluar karakteristikat më “hot” që ëndërrojnë gratë.
Karakteristikat e mësipërme kanë një rol jetik dhe për një mesatare prej 70 përqind të grave ato nuk duhet të mungojnë absolutisht.
Në mesin e gjërave që gratë duan më shumë janë seancat e gjata të puthjeve, si në buzë dhe në çdo pjesë të trupit, e ndjekur nga puthje në qafë dhe në pjesën e butë të veshit.
Ndërsa jeni nën çarçafë e rëndësishme është që ai të mos thotë emrin e ndonjë femre tjetër, e ndjekur nga të qenit altruist dhe t’i kushtojë kohë trupit të femrës që ka në krevat.
JO burrat të nënshtruar: përfundimisht më të preferuar ata që marrin frenat në dorë dhe e dinë çka duan.
JO meshkujve papërvojë dhe atyre që mbarojnë në pak minuta, edhe pse kohëzgjatja nuk duket të jetë një ndër gjërat e rëndësishme në një raport.
PO atij që është në gjendje të eksperimentojë dhe, siç e dini përmasat, për pjesën më të madhe të grave, llogariten. Sigurisht nuk janë thelbësore por ama janë të rëndësishme.
Për ta mbyllur një kuriozitet:
Pozicionet seksuale të preferuara variojnë nga vendi në vend: Gjermania, Franca dhe Polonia vendosin në vend të parë pozicionin klasik të misionarit, Italia preferon thuajse njësoj pozicionin e seksit anal (numri 1 në Mbretërinë e Bashkuar) dhe atë të amazonës (gruaja sipër) , që merr medaljen e artë në Spanjë dhe Brazil. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Largoni mykun në mure me këtë produkt shtëpiak

Gjërat që nuk duhet t'i mbani kurrë nën lavaman

Shenjat e zodiakut që kanë aftësi të jashtëzakonshme negociuese
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Këta janë zogjtë më të bukur në botë: Hipnotizojnë me ngjyrat e tyre joreale

Radiatorët nuk ngrohin sa duhet por përsëri keni fatura të larta? Ky është gabimi që po bëni

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?