Nga: Mark Twain
Përktheu: Granit Zela
Them se e kam ndarë mendjen të kandidoj për t’u bërë president. Ajo për çfarë vendi ka nevojë është një kandidat që nuk e dëmton dot kur hidhet dritë në të shkuarën e tij dhe armiqtë e partisë s’janë në gjendje t’i nxjerrin faqe botës bëmat për të cilat s’i kishte shkuar mendja kujt. Nëse, që në fillim fare i dinë të gjithë edhe më të këqijat e një kandidati, më pas çdo përpjekje për të bërë bujë me ndonjë të pabërë të panjohur nuk ka kurrfarë pasoje. Ja pra, po hyj në garë me letra të hapura. U dal zot paraprakisht të gjitha poshtërsive që kam bërë dhe, nëse ngrihet ndonjë komision hetimor në kongres të gërmojë në biografinë time për të zbuluar ndonjë vepër të errët dhe të tmerrshme që e kam mbajtur të fshehtë, pse jo, le të gërmoj.
Në radhë të parë, e pranoj që në dimrin e vitit 1850 kam detyruar të hip majë peme një gjysh timin që vuante nga reumatizma. Ishte i moshuar dhe pa përvojë në ngjitjen e pemëve, por ngaqë jam i pashpirt, tipar dallues i natyrës time e detyrova që ashtu siç ishte, me teshat e gjumit, t’ia mbath me vrap nga dera e përparme, nën shoqërinë e qytës së pushkës, dhe të kacavarej nëpër trungun e një panje, ku dhe mbeti gjatë gjithë natës, ndërsa e qëlloja nga këmbët. Këtë e bëra sepse ai gërhiste. Dhe do ta bëja përsëri po të kisha një gjysh tjetër. Unë jam sot po aq çnjerëzor sa isha më 1850.
E pranoj me sinqeritetin më të madh se ia mbatha nga sheshbeteja e Getinsburgut. Miqtë janë përpjekur të ma lehtësojnë këtë rrethanë duke pohuar se e bëra me qëllimin e vetëm për ta imituar Xhorxh Uashingtonin i cili vajti në pyllin e Uelli Forxhë me qëllim që të lutej. Ajo që bëra unë ishte thjesht një dredhi e mjerë. Vija ime e tërheqjes përkonte më atë të Tropikut të Gaforres sepse u tremba. Dëshiroja që vendi im të shpëtonte, por parapëlqeja që dikush tjetër ta shpëtonte në emrin tim. Ky parapëlqim vazhdon ta gëzojë mbështetjen time edhe sot. Nëse lavdia e përkohshme mund të sigurohet vetëm duke dalë para grykës së topit, shpreh vullnetin tim t’i dal para, por me kusht që topi të mos jetë i mbushur. Nëse topi është plot me gjyle, qëllimi im i pavdekshëm dhe i paepur është ta kapërcej gardhin dhe ta mbaj frymën për në shtëpi. Praktika ime e pandryshueshme në luftë ka qenë gjithmonë që prej saj të dalin gjallë më shumë se dy të tretat e luftëtarëve të fillimit. Kjo mua më duket akt heroik napoelonik në madhështinë e vet.
Pikëpamjet e mia financiare janë më se të përcaktuara, por ato nuk kanë gjasa, ndoshta, të ma shtojnë popullaritetin ndër avokatët e inflacionit. Nuk këmbëngul aspak për epërsinë e veçantë të parasë në dorë kundrejt përfitimeve në natyrë. Parimi kryesor themelor i jetës time është kap ç’të kapësh, çfarëdo qoftë ajo. Thashethemet se kam varrosur një nga tezet e vdekura nën hardhi janë korrekte. Hardhia kishte nevojë të plehërohej, tezja duhej të varrosej, dhe unë ia blatova atë këtij qëllimi të lartë. A më bën kjo të papërshtatshëm për Presidencën? Kushtetuta e vendit tonë nuk thotë kështu. Asnjë qytetar nuk është parë ndonjëherë si i padenjë për këtë post ngaqë pasuroi rrënjët e hardhisë me lëndët ushqyese të një të afërmi të vdekur. Pse u dashka të jem viktima e parë e një paragjykimi absurd? E pranoj, gjithashtu, që nuk jam mik i të varfërve. Unë e shoh të varfrin në gjendjen e tij të tanishme, si lëndë e parë e konsumuar tej mase. I grirë dhe i konservuar si duhet, i varfëri mund të jetë i dobishëm për të majmur vendasit në ishujt ku ka kanibalë si dhe për ta përmirësuar eksportin tregtar në atë zonë. Nxjerrjen e ligjeve përkatëse për këtë çështje do ta rekomandoj që në fjalimin tim të parë drejtuar kombit. Parulla e fushatës time do të jetë: Të grihet punëtori i pabukë, mish i thatë për suxhuk.
Këto janë gjërat më të këqija të së shkuarës time. Pavarësisht nga kjo, kërkoj besimin e vendit tim. Nëse vendi im s’më do, do ta vazhdoj jetën që kisha më parë. Por, unë e rekomandoj veten për president si dikush të cilit mund t’i besoni, si dikush i cili mbështetet te poshtërsia si veçoria e tij themelore dhe propozon të jetë maskara deri në fund. /Revista “Akademia”/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![E vërteta “barbare” e Betejës së Mogadishusë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Mogadishu01-780x439.jpg)
E vërteta “barbare” e Betejës së Mogadishusë
![Shpërngulja e shqiptarëve në vitet 1912-‘39 dhe reagimi i shtetit shqiptar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/camet-780x439.jpeg)
Shpërngulja e shqiptarëve në vitet 1912-‘39 dhe reagimi i shtetit shqiptar
![Nga selfi i vitit 1840 te reklamat e viteve ’60 të shekullit XX: Tetë imazhet që rrëfejnë historinë e Amerikës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/America00-780x439.jpg)
Nga selfi i vitit 1840 te reklamat e viteve ’60 të shekullit XX: Tetë imazhet që rrëfejnë historinë e Amerikës
Dashuria e arkitektit shqiptar, për vajzën e Sulejmanit të Madhërishëm
![Roli historik i Lidhjes së Prizrenit (1878-1881)](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/06/Prizreni-780x439.jpg)
Roli historik i Lidhjes së Prizrenit (1878-1881)
![Propozime për drejtshkrimin e shqipes](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/09/Poetry-780x439.jpg)
Propozime për drejtshkrimin e shqipes
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi