LAJMI I FUNDIT:

Kandida kundër tyre nuk ka kurrfarë shansi: Këta artikuj janë më të fuqishëm edhe se ilaçet!

Kandida kundër tyre nuk ka kurrfarë shansi: Këta artikuj janë më të fuqishëm edhe se ilaçet!

Fjala është për infeksionin kur bakteret në zorrët tona humbin balancën dhe shumëfishohen

Kandida gjendet në trupin tonë, ndërsa për shkak të rënies së imunitetit dhe faktorëve të tjerë të pafavorshëm ajo egërsohet, transmeton Telegrafi.

Kandida sulmon mukozën e gavrës së gojës, zorrët dhe gjenitalet. Në rastet më të rënda, përflakja rrezikon funksionimin e organeve të brendshme dhe kalon në formë kronike.


Është gjë e mirë që ekzistojnë artikuj të cilët ndihmojnë në këtë rast pothuajse njësoj suksesshëm si edhe ilaçet.

Nëse i identifikoni më shumë se një prej këtyre 10 simptomave, nuk do të ishte keq të vizitoheni te mjeku:

▪ Gazrat,
▪ Ndjenja e rëndesës në stomak,
▪ Absorbimi i keq i yndyrave,
▪ Intoleranca ndaj produkteve të qumështit,
▪ Glutenit,
▪ Kafeinës,
▪ Fruktozës,
▪ Dhembja apo ngërçet në stomak,
▪ Kapsllëku dhe probleme të ngjashme,
▪ Sindroma e zorrëve nervoze,
▪ Lodhja kronike,
▪ Diabeti,
▪ Fibromialgjia,
▪ Sëmundjet imunologjike,
▪ Çrregullimet neuro-muskulore,
▪ Mungesa e mineraleve dhe e vitaminave, posaçërisht e vitaminës B12,
▪ Diarreja

Në qoftë se kandida është ajo që ju mundon, këta artikuj hani sa më shpesh:

Lakra turshi

Gjatë fermentimit lirohen substanca të dobishme dhe probiotikë, të cilat përmirësojnë punën e zorrëve. Lakra mbron mikroflorën dhe stimulon sistemin e imunitetit dhe krijon ambient të thartë i cili pengon shumëzimin e kërpudhave.

Uthulla e mollës

Produkti i përftuar me fermentim të mollëve përmban shumë vitamina dhe aminoacide të cilat forcojnë organizmin mbrojtës. Enzimat e shkatërrojnë kandidën në mukozë të gojës dhe zbusin simptomat e pakëndshme në stomak.

Vaji i kokosit

Vaji i kokosit përmban thartirë kaprile dhe laurine, e cila eliminon shumë lloje bakteresh dhe kërpudhash, ndërsa përdoret në lëkurë dhe nëpërmjet rrugëve orale.

Perimet

Kandida ushqehet me fruktozë pemësh dhe me sheqerna, prandaj përpiquni që ushqimi të jetë i pasur me perime. Ato do t’i neutralizojnë bakteret, por është e shkëlqyeshme edhe si preventivë, sepse do të krijojë ambient i cili nuk është i përshtatshëm për shumëzimin e kandidës.

Farat e lirit

Në një filxhan ujë të nxehtë qitni një lugë fara të bluara liri dhe pini çdo mëngjes në mënyrë që të mbroni trupin nga kandida.

Hudhra

Artikulli më i fuqishëm nga kjo listë pa dilemë është hudhra. Mund të hahet e freskët apo në kapsula.

Erëzat

Kanella, fleta e dafinës dhe arrat e muskatit konsiderohen ndër më efikaset në luftën kundër përflakjeve patogjene. Shtoni në çaj apo në ushqim dhe do të filloni procesin pastrimit.

Kefiri

Ai shpejt kthen balancën e baktereve të dobishme, të cilat eliminojnë rritjen e kandidës, ndërsa do ta forcojë edhe sistemin e imunitetit.

Vaji i ullirit

Falë omega 3 të thartirave yndyrore, kandida nuk ka kurrfarë shansi që të mbijetojë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Shëndetësi
Kalo në kategori