LAJMI I FUNDIT:

Kançeska-Milevska: Gjuha maqedonase nuk ekziston në strategjinë kombëtare për kulturë

Kançeska-Milevska: Gjuha maqedonase nuk ekziston në strategjinë kombëtare për kulturë

Strategjia kombëtare për kulturë është përgatitur si draft-version dhe do të duhet kohë e gjatë që ajo të realizohet, deklaroi ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska.

Ajo shtoi se strategjia kombëtare nuk përfshinë gjuhën maqedonase, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Lexojeni strategjinë kombëtare dhe saktësisth mund të shihni në çfarë drejtimi shkon shteti. Gjuha maqedonase, si më e rëndësishmja, nuk ekziston në atë strategji”, tha Kançeska Milevska.


Ajo gjithashtu tha se nëse bëhet retrospektivë dhe analizë del se LSDM nuk ka ndjenja përkatësie në fushën e kulturës dhe përfshirje në zhvillimin kulturor./Telegrafi/