Marsi është Muaji Kombëtar i Kancerit Kolorektal, kështu që le të mësojnë më shumë në lidhje me këtë shkaku i dytë kryesor i vdekjeve nga kanceri.
Dr. Sc. Lida Shosha
Kirurge e Përgjithshme – Proktologe
Spitali Amerikan Tiranë
+355 42 357 535 / 038 221 661
www.spitaliamerikan.com
Një prej problemeve më të rënda me të cilat përballet aparati tretës në organizmin e njeriut, është kanceri i zorrës së trashë. Një problem shqetësues në mbarë botën, incidencë e kësaj sëmundjeje është më shumë se 1 milion të prekur të rinj çdo vit, kurse sa i përket vdekshmërisë vjetore nga sëmundja, ajo llogaritet në më shumë se 500 mijë raste. Kanceri kolorektal renditet i dyti në listën e tumoreve, përsa i përket vdekshmërisë në të dy sekset, por me një incidencë më të lartë tek meshkujt. Risku për kancerin e zorrës varion nga njeri vend në tjetrin, brenda të njëjtit vend, si dhe nga individi në individ, nga faktorët trashëgimtarë, gjenetikë, stili i jetesës, dieta, konsumimi i duhanit etj. Është sëmundja e tretë më e diagnostikuar ndër sëmundjet tumorale dhe zë vendin e dytë për vdekjet nga tumori në burra dhe gratë, ndërsa kanceri anal përbën rreth 4% të rasteve të diagnostikuar me kancer të zorrës së trashë.
Çfarë është kanceri i zorrës së trashë?
Kanceri është formacion tumoral me qeliza atipike që rritet në paretin e zorrës së trashë dhe duke u zhvilluar, prek gradualisht gjithë murin e saj dhe përhapet lokalisht dhe në distancë në organe të tjera të trupit. Rreth 95% e rasteve, janë adenokarcinoma dhe pjesa tjetër limfoma dhe karcinoma skuamoze qelizore.
Faktorët e riskut të sëmundjes
• Mosha mbi 50 vjeç, seksi mashkull, konsumimi i tepruar i yndyrave, i mishit të kuq, alkoolit, obeziteti, pirja e duhanit etj.
• Disa situata të trashëgueshme si polipoza adeno¬matoze familjare (FAP) që zë rreth 1% të rasteve me kancer kolorektal apo sindroma Lynch (HNPCC) që zë rreth 3% të rasteve me kancer kolorektal.
• Anamnezë personale për polip të zorrës së trashë apo për kancer të ovarit, gjoksit, apo të endometriumit.
• Histori familjare për kancer të zorrës së trashë. Këta persona janë 2-3 herë më të predispozuar të zhvillojnë kancer se personat pa histori familjare.
• Sëmundjet inflamatore të zorrës së trashë.
Simptomat e kancerit varen nga lokalizimi i tumorit dhe nga shkalla e përhapjes së tij.
Shenjat më klasike të tumorit të zorrës së trashë janë:
• Hemoragjia nga zorra
• Ndryshime në mënyrën e jashtëqitjes
• Dhimbje dhe fryrje të barkut
• Ulje të oreksit që pasqyrohet me rënie në peshë të pacientëve, nauze ose të vjella.
• Lodhje e shprehur trupore
• Dhimbje anale
• Kanceri i zorrës së trashë ul cilësinë e jetës së pacientëve.
Diagnoza e kancerit kolorektal
• Kolonoskopi & biopsi e formacionit të gjetur në zorrën e trashë.
• Imazheri e avancuar si skaneri (CT), PET, rezonanca magnetike (MRI) torako abdomino-pelvike për të parë shtrirjen e sëmundjes dhe për të bërë ndarjen në stade të saj.
• Kompletimi me bilancet biokimike dhe markuset tumorale CEA, C 19-9 i jep kirurgut një pikturë reale të gjendjes së pacientit.
Trajtimi i kancerit kolorektal
Tri janë shtyllat ku bazohet protokolli i trajtimit të kancerit kolorektal: Trajtimi kirurgjikal + Kemioterapi + Radioterapi.
Kirurgjia: Për tumoret e lokalizuara aplikohet operacioni kirurgjikal, i cili bën heqje kirurgjikale komplet të tumorit në kufij të pastër për të arritur shërimin e pacientit. Kjo realizohet me laparatomi ose laparaskopi. Nëse ka metastaza të lokalizuara në mëlçi apo në mushkëri ato mund të hiqen.
Kemioterapia mund të përdoret para operacionit sidomos në kancerin e rektumit, por aplikohet dhe pas operacionit kirurgjikal si terapi ndihmëse. Nëse tumori ka metastaza gjerësisht, atëherë terapia është paliative.
Radioterapia kombinimi i kemioterapisë dhe radioterapisë kryesisht aplikohet për kancerin e rektumit. Ashtu si kemioterapia, radioterapia përdoret si terapi preoperatore në stade të caktuara të kancerit rektal. Për shkak të sensitivitetit që kanë zorrët ndaj radiacionit, përdorimi i saj nuk është rutinë në trajtimin e kancerit të kolonit.
Masat parandaluese
– Disa kancer të zorrës së trashë mund të parandalohen nëse rritet mbikëqyrja dhe zakonet e jetesës.
– Rekomandimet për ndryshimin e mënyrës së ushqyerjes konsistojnë në konsumimin e drithërave, perimeve, frutave dhe reduktimin e mishit të kuq. Aktiviteti fizik ndikon relativisht më pak.
– Marrja e aspirinës dhe Onsenal (ilaç që futet në grupin e anti-inflamatorëve josteroide dhe ul incidencën e polipeve kolorektale). Marrja e Vitaminës D, është e shoqëruar me incidencë të ulur të kancerit kolorektal.
Kontrolli me ekzaminime të zorrës
∙ Me tepër se 80% e kancerit të zorrës vjen nga polipet adenomatoze, të cilat identifikohen nga kolonoskopia dhe nëse ato kapen 2-3 vjet para se të shfaqet kanceri simptomatik, vdekjet nga tumori ulen deri në 60%.
∙ Kolonoskopia, sigmoidoskopia fleksibile, feçe gjak okult ndihmojnë në diagnostikimin e hershëm të polipeve.
∙ Nga mosha 50-75 vjeç rekomandohet të bëhet çdo dy vjet feçe gjak okult, sigmoidoskopi çdo 5 vjet, kolonoskopi çdo 10 vjet. Në rastet me rrezik të lartë, ekzaminimi duhet të fillojë pas moshës 40 vjeç. Pas moshës 75 vjeç kontrollet rekomandohen në varësi të situatave problematike që mund të paraqiten. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi