LAJMI I FUNDIT:

Kanalizimi në Hasanbeg të Shkupit shkakton vërshime të reja (Video)

Kanalizimi në Hasanbeg të Shkupit shkakton vërshime të reja (Video)

Rikthehen vërshimet në Hasanbeg. Kësaj radhe rreshjet të cilat zgjatën shumë shkurt, nxorën në pah edhe një nga shkaqet që duhet të ketë shkaktuar vërshimet e fundit që morën jetën e 22 banorëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pas disa minutave reshje të shiut, kanalizimet në këtë lagje ishin shndërruar në shadërvane, ndërsa uji kishte vërshuar arat dhe oborret e shtëpive. Dëmet e sotme ishin më të vogla, por tek banorët frika më e madhe ishte për të ardhmen. Ata druajnë nga ndonjë shi më i rrëmbyeshëm si dhe nga rreziku për t’u paraqitur edhe ndonjë epidemi nga ujërat fekal që dalin.


Gjatë qëndrimit të ekipit të televizionit Shenja në lagjen Hasanbeg arritën edhe ekipe të ujësjellësit të cilët me pompa tërhoqën ujin nga njëra pusetë pas çka uji filloi të tërhiqet edhe nga pusetat e tjera, që dëshmoi pretendimet e banorëve se burimi i përmbytjeve është pikërisht rrjeti i kanalizimit atmosferik dhe atij fekal. Banorët thonë se ndërhyrja e sotme me pompa nuk është zgjidhje, por kërkojnë përmirësim të rrjetit të kanalizimit.

Një problem tjetër me të cilin tani e disa vite ballafaqohen banorët e kësaj lagje mbetet uji për pije. Banorët thonë se për vite ujin për pije e blejnë pasi nga ujësjelli uji nuk është i pijshëm.

Banorët e Hasanbegut ende po vuajnë pasojat nga përmbytjet e para dy muajve. Kamera jonëregjistroi këto pamje në afërsi të kanalit të Hasanbegut ku shihet se si mbeturinat dhe dheu që kishte bllokuar kanalin është nxjerë dhe është hedhur në rrugën që shpie drejt fushave të kësaj lagje duke e bërë tanimë të pakalueshme këtë rrugë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua në Gjilan grabitet dhe dhunohet nga dy të panjohur, ajo ishte duke ecur rrugës me djalin e saj

Një grua në Gjilan grabitet dhe dhunohet nga dy të panjohur, ajo ishte duke ecur rrugës me djalin e saj

Kronika e Zezë
Rrebeshe shiu e breshëri sot në Kosovë

Rrebeshe shiu e breshëri sot në Kosovë

Lajme
Raporti zyrtar: KFOR-i e negocioi largimin e terroristëve nga Banjska

Raporti zyrtar: KFOR-i e negocioi largimin e terroristëve nga Banjska

Siguri
​Ligji për çmimet e barnave nuk gjen zbatim, qytetarët ankohen - MSH sqarohet

​Ligji për çmimet e barnave nuk gjen zbatim, qytetarët ankohen - MSH sqarohet

Shëndetësi
Pas takimit në Athinë, kryeministri Rama mbledh sot bashkatdhetarët në Milano

Pas takimit në Athinë, kryeministri Rama mbledh sot bashkatdhetarët në Milano

Lajme
Rrahje mes vëllezërve në Gjakovë, lëndohet nëna gjatë ndërhyrjes

Rrahje mes vëllezërve në Gjakovë, lëndohet nëna gjatë ndërhyrjes

Kronika e Zezë
Kalo në kategori