LAJMI I FUNDIT:

Kanadaja propozon projektligjin me të cilin ndalohet posedimi i pistoletave

Kanadaja propozon projektligjin me të cilin ndalohet posedimi i pistoletave

Kryeministri kanadez Justin Trudeau, propozoi të hënën një ndalesë në posedimin e pistoletave në Kanada, masë kjo e cila menjëherë do të ndalonte importin dhe shitjen e tyre.

Projektligji duhet të votohet në parlament, ku qeveria aktuale nuk e ka shumicën e deputetëve.


“Ne po e propozojmë një projektligj me të cilin do zbatohet ndalim posedimi i pistoletave në gjithë vendin”, deklaroi Trudeau në një konferencë për media.

“Kjo do thotë se me votimin e këtij projektligji do të ndalohet blerja, shitja, transportimi dhe importimi i pistoletave kudo në Kanada, thënë ndryshe do e mbyllim tregun e pistoletave”, shtoi tutje kryeministri Trudeau.

Disa ditë pas sulmit më të keq ndaj një grupi njerëzish në Kanada, kur në prill të vitit 2020 në Nova Scotia u vranë 23 persona, qeveria e vendit ndaloj përdorimin e 1,500 llojeve të ndryshme të armëve ushtarake.

Por që gjatë konferencës të cilën Trudeau e mbajti ditën e hënë tha se dhuna e shkaktuar nga armët e zjarrit vazhdon të ketë ngritje.

Agjencia statistikore e qeverisë kanadeze, javën e kaluar raportoi se krimet e shkaktuara nga armët e zjarrit përbëjnë më pak se 3 për qind të gjitha krimeve të dhunshme në Kanada. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori