LAJMI I FUNDIT:

Kanadaja jep mbi 8 milionë dollarë për refugjatët Rohingya

Kanadaja jep mbi 8 milionë dollarë për refugjatët Rohingya

Autoritetet e Kanadasë kanë dhuruar një ndihmë humanitare në vlerë prej 8.15 milionë dollarë e cila i dedikohet pjesëtarëve të pakicës myslimane Rohingya, të cilët braktisën Mianmarin për të gjetur strehim në Bangladesh.

Ministrja kanadeze për Zhvillim, Marie-Claude Bibeau, deklaroi se Kanadaja është e shqetësuar për situatën në të cilën ndodhen rreth 700 mijë refugjatë arakanas të Mianmarit.

Bashkë me shqetësimin e saj se refugjatët do të përballen me vështirësi tjera gjatë sezonit të shirave monsun, Bibeau tha se qeveria e Kanadasë ka siguruar 8.15 milionë dollarë si ndihmë humanitare për refugjatët Rohingya.


“Ndihma do të përdoret për ushqime, ilaçe, produkte higjienike dhe pajisje mjekësore për refugjatët të cilët ndodhen në kampet në Bangladesh dhe Mianmar. Kriza e Mianmarit është një nga krizat me rritje më të shpejtë në botë”, deklaroi Bibeau.

Nga fillimi i vitit 2017, Kanadaja ka ndarë 45.6 milionë dollarë, ndihma humanitare për komunitetin Rohingya.

Myslimanët Rohingya të Arakanit për vite janë pakica etnike më e rrezikuar në botë, shkruan AA, ndërsa nga 25 gushti i vitit të kaluar po përballen me një valë të re të dhunës në rajonin Arakan të Mianmarit.

Nën pretekstin e luftës kundër grupeve militante, ushtria e Mianmarit ka shkatërruar disa qindra fshatra muslimane nga të cilat të paktën 700 mijë banorë u detyruan të ikin në Bangladesh.

Sipas shifrave zyrtare në Arakan në vitet e 70-ta të shekullit të kaluar kanë jetuar rreth dy milionë myslimanë kurse aktualisht në këtë rajon jetojnë më pak se 300 mijë myslimanë Rohingya.

Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe organizatat tjera ndërkombëtare shpesh paralajmërojnë se dhuna kundër myslimanëve të Arakanit ka të gjitha elementet e spastrimit etnik, madje edhe gjenocidit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Azia
Senatori republikan dënon lëvizjet e Trumpit në raport me Putinin

Senatori republikan dënon lëvizjet e Trumpit në raport me Putinin

Amerika
Kryetari i Kongresit amerikan, Johnson: Nuk kemi 'oreks' për ta financuar më shumë Ukrainën

Kryetari i Kongresit amerikan, Johnson: Nuk kemi 'oreks' për ta financuar më shumë Ukrainën

Amerika
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Kalo në kategori