Njësiti i DHTN-Pejë pas marrjes se informatës me urdhër të prokurorit kishte bastisur objektin e banimit dhe pronat përcjellëse të dyshuarit ku gjatë bastisjes kanë gjetur një bimë të dyshuar si kanabis Sativa e një gjatësie rreth 2 metra.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 10:00, në Pejë.


Tutje bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar, ndërsa bima është shkatërruar.

“Në vendin e ngjarjes ka dalur krim teknika të cilët kanë bërë evidentimin, me urdhër te prokurorit bima është shkatërruar. I dyshuari është arrestuar pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë te rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/