Majlinda Kelmendi pas pritjes madhështore në qytetin e Prishtinës, kampionia olimpike është nisur drejt qytetit të lindjes, Pejës.
Burimet e Telegrafit bën të ditura se është organizuar një pritje madhështore në sheshin e qytetit pejan.
Xhudistja kosovare kujtojmë se ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike të Rios në kategorinë 52 kilogram.
https://www.youtube.com/watch?v=1RR9MiZCh4o
Kelmendi me autobus të hapur në sheshet e Prishtinës
Pas pritjes në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”, kampionia olimpike ka arritur në qytetin e Prishtinës.
Shumë qytetarë në rrugët e qytetit kanë dal ta përshëndesin fituesen e medaljes së artë në Lojërat Olimpike të Rios.
Më pas Kelmendi do të shkojë në qytetin e lindjes, Pejën, ku është organizaur një pritje fantastike.
https://www.youtube.com/watch?v=1RR9MiZCh4o
Pritje madhështore jashtë hapësirave të Aeroportit Ndërkomtar në Prishtinë “Adem Jashari”
Fjalët e para të kampiones olimpike, Majlinda Kelmendi
Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi është befasuar nga pritja e bërë në vendlindje.
Xhudistja nga Peja, Majlinda Kelmendi është kthyer nga Lojërat Olimpike ‘Rio 2016’ për në Kosovë.
Por, Majlinda nuk ka ardhur duarthatë, pasi me vete ka sjell edhe medaljen e artë në sportin e xhudos, medalje kjo e parë për shtetin e Kosovës në një Olimpiadë.
“S’po di nga tia nis. Kemi punuar bashkërisht që të arrijmë këtë, të cilën shumë shtetet e kanë andërr të arrijnë. Kemi pasur shumë vështirësi, por ia arritëm t’ia dalim. Periudha më e vështirë ka qenë në vitinb 2015, kur jam lënduar dhe kam menduar se nuk do të kthehem kurrë. Por ia arritëm dhe këtë vit jam shpallur kampione evropiane. Në lojërat olimpike vinë sportistë kulmor dhe për këtë jam përgatitur, Ballafaqimin më të vështirë e kam pasur kundër japonezen Nakamura, të cilën e kam pasur idol. Në finale e kam ditur se do të triumfojë”, tha Majlinda me të arritur në Kosovë.
Ajo më tutje ka zbuluar se të gjitha meritat kësaj arritje janë të trajnerit, Driton Kuka, i cili është përkujdesur edhe për të gjitha shpenzimet deri në momentin kur është bërë kampione.
Kelmendi ka premtuar edhe më shumë tituj evropian, botëror, por edhe medajle olimpike prej Tokyos. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=1RR9MiZCh4o
Majlinda Kelmendi ka folur për mediat prej tepihut të kuq pas arritjes në Kosovë.
Ajo ka thënë se ndihet krenare që ka arritur të fiton medaljen e artë.
“Jam shumë e lumtur për këtë pritje kaq të madhe. Jam e lumtur që jam e para që e kam arritur këtë gjë”, tha Majlinda me të arritur në Kosovë.
Arrin në Kosovë kampionia olimpike
Krenaria e sportit tonë, Majlinda Kelmendi ka arritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”.
Për ta pritur kampionen olimpike të Kosovës kishte dal ta pres edhe kryeministri kosovar, Isa Mustafa, i cili po shoqërohet edhe prej disa ministrave dhe zyrtarëve të kabinetit të tij.
Xhudistja pejane ka fituar medaljen e parë të artë në kategorinë 52 kilogram në sportin e xhudos, transmeton Telegrafi.
Kelmendi do të bëjë xhiro me autobus prej aeroportit deri në Prishtinë e më pastaj do të shkojë edhe në vendlindjes e saj në Pejë.
Majlinda i solli medaljen e parë të artë Republikës së Kosovës, duke triumfuar në finale kundër italianes, Odette Giuffrida. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=1RR9MiZCh4o
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Vinicius Jr i vendos kushte Real Madridit për të rinovuar kontratën, përfshihet edhe Mbappe

Man Utd fillon ‘gjahun’ për zëvendësimin e Amorim – tre kandidatët favoritë për stolin

Chelsea gati të transferojë dy yjet e Milanit nëse plotësohet një kusht

Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Bayerni e di se sa kushton Wirtz, por ka një problem

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës