LAJMI I FUNDIT:

Kampionia e botës në freestyle ‘turpëron’ Xhakën dhe Mustafin, i jep leksione si duhet dribluar (Foto/Video)

Kampionia e botës në freestyle ‘turpëron’ Xhakën dhe Mustafin, i jep leksione si duhet dribluar (Foto/Video)

Yjet e Arsenalit, ndër ta edhe futbollistët me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi, kanë qenë pjesë e një sfide interesante.

Lojtarët e Arsenalit janë përballur me disa nga lojtarët më të aftë në botën e futbollit, por edhe ata dukeshin të befasuar nga këmbët gjeniale të kampiones së botës në ‘freestyle’, Lisa Zimouche, transmeton Telegrafi.

Zimouche fitoi Kampionatin botëror për femra, dy vite më parë, në moshën 15 vjeçare

Granit Xhaka, Alex Oxlade-Chamberlain, Hector Bellerin dhe Shkodran Mustafi ishin ata që pranuan sfidën e 17-vjeçares për t’i bërë ballë driblimeve të saj, si pjesë e një reklame të markës së njohur të prodhuesit të makinave Citreon.


Një fotografi si kujtim i sfidës

Oxlade-Chamberlain ishte i pari që arriti të shmang përpjekjet e kampiones së botës për t’ia futur topin në mes të këmbëve të tij.

Chamberlain ia doli me sukses sfidës!

Xhaka u mbrojt mirë gjatë driblimeve të Zimouches përcjell Telegrafi, por në një rast arrit të rrezohet në tokë, ku u krijuan të qeshura te futbollistët tjerë që kërkonin ndëshkim me kartonë të kuq për mesfushorin.

Xhaka shihet i buzëqeshur gjatë përballjes me Zimouchen

Ndërsa, Mustafi e pësoi më së keqi, pasi përfundoi si i humburi i sfidës, me kampionen e cila ia përfundoi topin në mes të këmbëve.

Mustafi, humbësi i ditës!!

Sfida u quajt: Cili mund të mbijetojë aftësitë e Lisa Zimouche? /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
MKRS del me sqarim: Nuk janë anuluar tenderët për stadiumin në Pejë, Gjilan e Mitrovicë

MKRS del me sqarim: Nuk janë anuluar tenderët për stadiumin në Pejë, Gjilan e Mitrovicë

Sport vendor
Man City zbulon nënshkrimin e madh, Guardiola do të ketë më shumë opsione për pjesën tjetër të sezonit

Man City zbulon nënshkrimin e madh, Guardiola do të ketë më shumë opsione për pjesën tjetër të sezonit

Premier League
Chelsea përgatit 60 milionë euro për sulmuesin sensacion të Ligës Premier

Chelsea përgatit 60 milionë euro për sulmuesin sensacion të Ligës Premier

Premier League
Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Boks
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Dy top klubet angleze rivalizojnë Real Madridin për Jarrad Branthwaite

Dy top klubet angleze rivalizojnë Real Madridin për Jarrad Branthwaite

Premier League
Kalo në kategori