Kampion në Serie A dhe Kupën e Botës me Italinë: Formacionet më të mira në tri epokat e Tottit (Foto)

Si çdo e mirë që ka fund, fundi i erdhi edhe asaj të Francesco Tottit te Roma.
Kapiteni romak i dha fund aventurës te Roma pas 24 sezonesh në skuadën e parë, e gjitha kjo në fitoren 3-2 ndaj Genoas.
Çdo gjë filloi në vitin 1993, por filloi për mos t’u harruar kurrë. Totti fitoi Serie A dhe Kupën e Botës me Italinë një herë dhe krahas tij kemi parë lojtarë mjaft të mirë, pasi sukseset e tilla nuk arrihen në mënyre individuale.
Totti në periudhën 1993 - 1999:
Luajti për: Romën dhe Përfaqësuesen e Italisë
Paraqitjet: 224
Paraqitja e parë e Tottit për Romën erdhi në mars të 1993, ai debutoi në fitore 2-0 ndaj Brescias, ndërsa golin e parë e shënoi një vit më vonë pasi gjeti vetën më mirë në ekip.
Për Përfaqësuesen e Italisë u paraqit në vitin 1998, ndërsa në tetorin e po të njëjtit vit u bë kapiten i Romës, e gjitha kjo në moshën 22-vjeçare.
Gjatë kësaj kohe Totti kishte mundësinë të luajë me dyshen braziliane Cafu dhe Alder dhe më vonë Vincent Candelan.
Te Italia ishte bashkëlojtar me Paolo Maldinin, Roberto Baggion, Demetrio Albertini, e shumë të tjerë.
Totti në periudhën 2000 - 2009:
Luajti për: Romën dhe Përfaqësuesen e Italisë
Paraqitje: 404
Fitoi: Kupën e Botë, Serie A, Kupën e Italisë (dy herë) dhe Superkupën e Italisë (dy herë).
Kjo ishte dekada më e mirë e Tottit, e filloi në mënyrë fantastike duke e fituar titullin në Serie A.
Në ekip kishte lojtari si Vincenzo Montella e Walter Samuel, pastaj edhe Daniele De Rossi e Christian Panucci.
Në këtë periudhë skuadra si Inter e Real Madrid ishin në gjende të paguajnë gjithçka vetëm për ta pasur atë në skuadër, por Totti i refuzoi.
Në vitin 2006 fitoi Kupën e Botës me Italianë me lojtarë në përfaqësuese si: Gianluigi Buffon, Andrea Pirlo, Alessandro Del Piero e Fabio Cannavaro.
Totti në periudhën 2010 deri 2017:
Luajti për: Romën
Paraqitjet: 215
Totti e filloi vitin 2010 si 33-vjeçar, por kjo nuk e ndaloi atë të tregojë paraqitje fantrasike në fushë për Romën.
Pas vitit 2015 si 38-vjeçar u bë një zëvendësues, por shumë i nevojshëm për skuadrën. Në këtë periudhë ai kishte mundësinë të luajë me Edin Dzekon, Mohamed Salah e Miralem Pjanic, Medhi Benatia, Radja Nainggolanin, Kevin Strootmanin, Kostas Manolas e Alessandro Florenzin. /Telegrafi/
























































