Kamioni përfshihet nga flakët afër Kalimashit – krijohet kolonë automjetesh
Një kamion është përfshirë nga flakët në afërsi të Kalimashit në Shqipëri.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 22:30, të ditës së diel.
Në një video të dërguar në redaksinë e Telegrafit, shihet qartë se mjeti i tonazhit të rëndë është përfshirë tërësisht nga zjarri.
Tym i zi ngrihet në ajër, ndërsa flakët kanë kapluar veçanërisht pjesën e përparme të kabinës.
Aktualisht nuk ka të dhëna nëse ka persona të lënduar nga zjarri, ndërsa në video shihet autoambulanca prania e policisë së shtetit.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























