Një kamion me mallra nga Kosova është bllokuar tash e tri ditë në kufirin e Austrisë. Përkundër insistimit të vazhdueshëm, Rrahim Blakqori nga nga Poly Logistic ka thënë se autoritet e Kosovës nuk po mundin t’iu bëjnë një zgjidhje. Ndërsa, Ministria e Infrastrukturës i ka thënë Televizionit se kjo barrierë vjen si shkak i mungesës së lejeve transit që Austria nuk i ka dhënë.
Një kamion me mallra nga Kosova është bllokuar tash e tre ditë në kufirin e Austrisë. Përkundër insistimit të vazhdueshëm, Rrahim Blakqori nga nga Poly Logistic ka thënë për RTV Dukagjinin se autoritet e Kosovës nuk po mundin t’iu bëjnë një zgjidhje. Ndërsa, Ministria e Infrastrukturës i ka thënë Televizionit se kjo barrierë vjen si shkak i mungesës së lejeve transit që Austria nuk i ka dhënë
Të zakonshme e kanë lëvizjen Kosovë-Austri dhe anasjelltas.
Por ndryshe prej herave të tjera, Rrahim Blakqori tash e tre ditë është bllokuar në kufirin e Austrisë.
Kjo pasi që autoritetet austriake nuk po lejojnë që kamioni me mallra i kompanisë Poly Logistic të kalojë transit në shtetin e tyre.
Ndonëse e kanë lejen deri më 2024-tën, Blakqorit thotë se nga autoritetet austriake ju është thënë se Kosova nuk e ka lejen bilaterale për të kaluar transit.
Rrahim Blakqori nga Poly Logistic ka thënë se “Dokumentacioni i mallit që është bërë eksporti, gjithçka është në rregull. Këta thonë se nuk ka drejtë Kosova me kalu tranzitin dhe nuk janë valide lejet bilaterale që ua kanë jep Minsitria e Transportit. Ministria e Transportit e ka marrë prej Ambasadës së Austrisë”.
Për këtë problem, ata nuk po mund të bien në kontakt me Ambasadën e Kosovës në Austri.
“Ne i kërkonim nga ta të na dërgonin në Gjykatë. Ata thonë nuk merremi ne me këtë punë. Jemi mbet në peng, as këta nuk po i thërrasin e ambasada e Kosovës neve nuk po na lajmërohen. Veç thonë “pritni, pritni”. E është dita e tretë që jemi tu prit”, ka deklaruar Rrahim Blakqori.
E nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës kanë thënë për RTV se kjo është si rrjedhojë e mungesës së kontingjentit të lejeve për të operuar transit nëpër Austri.
Ministria e Infrastrukturës ka deklaruar se “Sa i përket çështjes së ngritur nga ana juaj në lidhje me dënimin e operatorit në fjalë, sapo kemi marrë informatën në lidhje me ndalimin/dënimin e operatorit tonë rezident të mallrave POLY LOGISTIC, kemi njoftuar Ambasadën tonë në Austri dhe Ambasadën e Austrisë në Prishtinë gjatë vitit 2022 dhe 2023 lidhur me dënimet e operatoreve tonë nga autoritetet austriake, gjithashtu kemi adresuar me dhjetëra herë çështjen e mungesës së kontingjentit të lejeve për të operuar transit nëpër territorin e Austrisë për operatorët tonë rezident , por ende nuk kemi pranuar përgjigje pozitive nga Ministria e linjës së Austrisë”.
Gjatë 2023-tës Austria kishte dërguar kontingjentin e lejeve bilaterale por jo edhe të lejeve transit.
“Në këtë kontekst vlen të potencohet se aktualisht për vitin 2023 autoritetet austriake kanë dërguar kontingjentin e lejeve bilaterale gjithsejtë 100 copë, por jo edhe kontingjentin e lejeve tranzite. Andaj kjo situatë paraqet barrierë për operimin transit nëpër territorin e Austrisë nga operatorët tonë rezident”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës.
Ndërsa në 2022-tën Kosova kishte kërkuar 500 leje për operim transit por autoritetet austriake kishin dërguar 100 copë e që ishin shfrytëzuar në gjashtë mujorin e parë 2022-ës.
Në lidhje me rastin, Televizioni ka kontaktuar edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës si dhe Ambasadën e Kosovës në Austri por të njëjtat nuk kanë kthyer përgjigje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Parashikimi i motit për fundjavë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë