Furnitorët dhe kamionët që bartim material ndërtimor në kryeqytet po vazhdojnë me mosrespektimin e rregullores e cila parasheh lëvizjen e tyre, duke krijuar kështu kolona nëpër rrugë, si dhe bllokim të trotuareve për këmbësorët.
Komuna e Prishtinës në fund të vitit 2022, mori vendim që mjetet motorike dhe elektronike që kanë qëllim furnizimin me mallra të subjekteve afariste, të lejohen në sheshin e kryeqytetit nga ora 23:00 deri në orën 07:00, por jo më shumë se 3.5 ton.
Kurse, nga ora 19:00 e deri në orën 07:00, lejohet qarkullimi në rrugët “Bill Clinton”, “Idriz Gjilani”, “Bekim Fehmiu”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, pastaj nga rreth-rrotullimi i Flamurit, rruga ‘Agim Ramadani”, dhe udhëkryqi te konviktet, rruga “Edmond Hoxha”, te salla 1 Tetor, rruga “Ilir Konushevci”, në hyrje të qytetit nga drejtimi i Podujevës, si dhe te hyrja në qendër të qytetit nga rreth-rrotullimi në lagjen Arbëria, në rrugën “UÇK-së”, dhe rrugën “Fehmi Agani”.
Ndërsa, nga ora 18:00 e deri në orën 07:00, lejohet qarkullimi në zonën periferike të kryeqytetit pjesë kjo e quajtur si Zona 2.
Por në Prishtinë po ndodhë krejt e kundërta, pasi furnitorët nuk po e respektojnë këtë rregullore dhe po vazhdojnë të qarkullojnë gjatë ditës. Qarkullimi i tyre në kohë të pacaktuar, po ngulfatë rrugët e kryeqytetit dhe po bllokon automjetet e vogla, duke vështirësuar kështu edhe lëvizjen e këmbësorëve.
Disa nga qytetarët të cilët i ka intervistuar KosovaPress, janë ankuar se kamionët po i pengojnë gjatë ditës.
Qytetari nga Prishtina, Kadriu tha se furnitorët dhe kamionët, të cilët kryejnë punë të vrazhda, duhet të qarkullojnë gjatë natës, sikur funksionojnë edhe në Evropë. Ai tha se kamionët parkohen në mes të rrugës dhe kjo nuk është e lejueshme.
“Na pengojnë të gjithëve, unë e di që këto punët e vrazhda në perëndim punohen natën. Ose këto të rëndat le të jenë kudo që të jenë, furnizimi brenda ditës, nuk bëhet, orari është i respektuar. Pse çka po respektojë këtu, çka po respektohet këtu….Ndodhë jo njëherë, shpeshherë edhe prej veturave, ku është parkuar ai shembulli më i mirë, a është e lejueshme, jo… Nuk ka as gjoba, aktive menjëherë duhet me qenë. Perëndimi janë më të mençur se ne, po funksionon ligji, ligji aty funksionon, këtu jo”, Kadriu.
Ndërkaq, Muharrem Mahmuti tha se çështja e lëvizjes së kamionëve të mallrave në Prishtinë, duhet të rregullohet me ligj sepse qarkullimi i tyre po i bllokon rrugët.
“Nuk është mirë, duhet me e rregulluar organet përgjegjëse, me rregulluar këtë punë, me sqaruar sikur në Evropë që punojnë natën, nuk pengojnë, edhe punojnë natën po edhe nuk pengojnë, dhe me siguruar një zgjidhje që qytetarët mos me i penguar. Kam parë në perëndim që punët e mëdha bëhen në mëngjes pa filluar, pa shkuar njerëzit në zyre dhe administrata po këtë duhet të rregullojnë komuna. Duhet të bërë ligjin dhe rregulloren dhe të sqarohet kjo punë mos me i lënë njerëzit mos me u blloku”, Mahmuti.
Po ashtu, Bajram Bunjaku tha se kamionët të cilat qarkullojnë rrugëve të kryeqytetit duke mos respektuar rregulloren e caktuar, duhet të gjobiten.
“Në mëngjes ndoshta e bëjnë ata, deri më herët ishte e bllokuar e gjithë rruga, kalova më herët por duhet me marrë ndonjë vendim ose ndonjë dënim. Me dënime rregullohet kjo punë, me asgjë tjetër”, Bajram Bunjaku.
Rregullorja e caktuar për furnitorët në kryeqytet monitorohet nga inspektorati i Prishtinës. Drejtori i kësaj drejtorie, Florian Dushi tha se transportuesit e mallrave nuk po respektojnë këtë rregullore për shkak se sipas urdhëresës së kryetarit, nuk parashihen gjoba për të njëjtit.
Dushi tha se duhet të ketë një ndryshim sepse çështja e orarit të furnitorëve në kryeqytet nuk rregullohet pa gjoba.
“Nuk mund të them që po respektohen, ne kemi pasur dy ndërhyrje sepse një herë e kemi përshtatur urdhëresën për kërkesat e furnitorëve, por ka në një formë mosrespektim për shkak se nuk e kemi të caktuar gjobën. Në këtë fazë, inspektorati po provon që në mes komunikimit dhe mirëkuptimit me kompanitë të evitojnë këtë mosrespektimin të orarit. Ne presim që shumë shpejt në seancën e radhës së Kuvendit Komunal, të kemi një ndryshim, përcaktimit të gjobës sepse urdhëresa e kryetarit nuk përmban gjoba”, tha Dushi./KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Vajc: Presioni ndaj anëtarëve të Këshillit Gjyqësor për të dhënë dorëheqje, është një shenjë shqetësuese e ndërhyrjes politike në gjyqësor

”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker