Kamerat kapin gjyqtarin në dhomën e VAR-it duke vënë bast ndërsa ndeshja transmetohej direkt

Një gjyqtar në dhomën e VAR-it është kapur nga kamerat duke bërë analiza në një faqe bastesh gjatë një ndeshjeje direkte në Bullgari.
Imazhet janë mjaft të frikshme për këtë gjyqtar, pasi pamjet shihen shumë qartë.
Bastet/bixhozi janë të ndaluara për gjyqtarët dhe zyrtarët e ndeshjeve në çdo ligë futbolli në mbarë botën.
Pasoja e kapjes në flagrancë mund të jetë e rëndë për çdo zyrtar që i shkelë rregullat.
Mbetet për t'u parë se çfarë do të bëhet me këtë gjyqtar pas hetimeve, por që suspendimin duket se e ka siguruar. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































