LAJMI I FUNDIT:

Kamerat e sigurisë në Brazil regjistrojnë momentin kur një grua i shpëton vdekjes për një “fije floku”

Kamerat e sigurisë në Brazil regjistrojnë momentin kur një grua i shpëton vdekjes për një “fije floku”

Ky është momenti kur një grua i shpëton vdekjes për një “fije floku”, derisa një veturë që lëvizte me shpejtësi të madhe përplaset me një veturë të parkuar që ishte pranë saj.

Kamerat e sigurisë kanë regjistruar momentin kur gruaja mrekullisht shpëton pa gërvishtjen më të vogël, kur shoferi i veturës që humb kontrollin mbi timonin përplaset në veturën e parkuar në Braco do Norte të Brazilit, transmeton Telegrafi.

Gruaja po ecte në rrugë pranë një veturë të parkuar në mëngjesin e 22 shkurt, kur për pak sa nuk goditet nga një veturë tjetër në lëvizje.


Por po të mos ishte vetura e parkuar në të cilin u përplas mjeti në lëvizje, pasojat ndoshta do të ishin fatale për gruan që i shpëton më të keqes.

Pamjet e aksidentit janë filmuar nga dy kënde të ndryshme, ku shihet qartë reagimi i gruas e cila mbeti e shokuar me atë që ndodhi para syve. /Telegrafi/