"Vodka më e shtrenjtë në botë" është vjedhur në një kafiteri, kur i dyshuari është filmuar nga kamerat e sigurisë duke marrë shishen me alkool që kap vlerën e 1.3 milion dollarë.

Në videon e publikuar më poshtë shihet hajni duke marrë vodkën Russo-Baltique dhe më pas largohet nga një kafiteri në Danimarkë, transmeton Telegrafi.


1 122

Vjedhja ka ndodhur në kafiterin "Cafe 33" në Kopenhagë, që njihet si një kafiteri që koleksionon vodkat më të shtrenjta.

4 21

Sipas pronarit të lokalit, shishja e prodhuar nga ari dhe argjendi, kapë vlerën e 1.3 milion dollarë dhe ishte sjellë nga Rusia dhe prodhuar nga kompania Dartz Motorz. /Telegrafi/

5 20