Deputeti shqiptar nga Lugina e Preshevës në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi gjatë ditës së sotme i ka reaguar presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq për publikimin e flamurit serb mbi hartën e Kosovës, duke e quajtur si një provokim i cili i kontribuon përçarjes dhe urrejtjes ndërmjet dy popujve.
Në fjalimin e gjatë para legjislativit serb, Kamberi ka thënë se kjo politikë e provokimeve dhe nxitjes së tensioneve ndëretnike dhe rajonale e largon edhe më shumë vendin nga integrimet në Bashkimin Evropian.
“Konsideroj që fotografia të cilën presidenti e ka publikuar në rrjetet sociale është shenjë e qartë që ai nuk dëshiron marrëveshje me Kosovën pavarësisht përsëritjeve të shpeshta për ‘kompromisin e domosdoshëm’. Kjo politikë e provokimeve dhe nxitjes së tensioneve ndëretnike dhe rajonale e largon edhe më shumë vendin nga integrimet në Bashkimin evropian. Serbia besoj duhet të definojë rolin e vet dhe të bëjë një balanc më realist mes aspiratave dhe potencialeve të saja”, ka thënë Kamberi ndër të tjerash në fjalimin e tij.
Ai po ashtu ka pyetur kryeministren Bërnabiq se çka do të ndërmarr qeveria në parandalimin e zgjerimit respektivisht institucionalizimit të gjuhës së urrejtjes dhe provokimeve të cilat rrisin tensionin në rajon dhe çka do të ndërmarrë me qëllim të arritjes së marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën?
Ky është fjalimi i tij i plotë:
Zonja Brnabiq, gjuha e urrejtjes që po përdoret nga ministrat Tuaj e shoqëruar me heshtjen Tuaj, nuk i kontribuon as mardhënjëve ndëretnike, as marrëveshjes me Kosovën e as paqes në Ballkan.
Përndryshe, Zonja Brnabiq, a është ose jo e pavarur Kosova, ju e dini më së miri – Juve dhe ministrave Tuaj i nevojitet leje e veçantë për t’a vizituar Kosovën.
Që nga marrja e këtij mandati si deputet popullor, pavarësisht se si përjetohen fjalimet e mia këtu, unë jam munduar që të tërheq vërejtjen për nevojën e marrjes së masave në bazë të të cilave Republika e Serbisë do të ndalonte shpërndarjen dhe institucionilizimit të gjuhës së urrejtjes dhe provokimeve ndëretnike.
Kam folur për këtë fenomen, sipas meje, në gjuhën e rrjedhshme serbe, por unë dhe ju siç duket nuk flasim serbishte të njëjtë.
Kur këtë e kam bërë duke shfrytëzuar të drejtën time kushtetuese dhe kam folur në gjuhën amtare shqipe, jam ballafaquar me zhurmë të kolegëve të mi dhe mosgadishmëri që të më ndëgjojnë qoftë edhe për edhe 5 minuta.
E kuptoj, pavarësisht se jam zgjedhur në mënyrën e njëjtë si ju, pavarësisht se në aspektin formalo-juridik kam të njëjtat të drejta me ju, Unë këtu jam ”shqiptari imagjinar”. Paragjykime janë këto, të mbjellura për më shumë se një shekull në kujtesën kolektive të një populli.
Pa marr parasysh për këto, unë do të vazhdoj të flas rreth temave të cilët disa nuk po i pëlqejnë, por për të cilat konsideroj se janë vendimtare për respektimin e të drejtave të njeriut dhe pakicave, ndërtimin e shoqërisë demokratike, raporteve të mira ndërfqinjësore dhe për paqen afatgjate në Ballkanin Perëndimor.
Është fakt i njohur që “pas konflikteve të armatosura ose periudhave të shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut dhe luftrave, të rralla janë detyrat që janë aq shumë aktuale sikur është pajtimi.
Pajtimi me vetveten, pajtimi me realitetin e ri, pajtimi me armikun.
Pajtimi nënkupton që armiqt e vjetër kanë gjetur bazë për jetë të përbashkët. Prandaj, pajtimi është proces në të cilin realiteti i konfliktit shikohet në perspektivë të të ardhmes.
Pikërisht për këtë qëllim, me ndërmjetsimin e BE-së dhe SHBA-së, është nisur dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë, i cili ka për qëllim normalizimin e marrdhënieve në mes të dy popujve dhe dy shteteve.
Normalizimi i mardhënive me Kosovën ka rëndësinë e veçantë edhe në përcaktimin e shpejtësisë së dialogut për anëtarësim me qëllimin përfundimtar strategjik të anëtarësimit të plotë në Bashkimin evropian.
Me qëllim të normalizimit të mardhënieve, krijimit të raporteve të mira ndëretnike dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimorë, me qëllim të qetësimit të pasioneve që shpesh shkojnë deri në vluarje e të cilat në mënyrë serioze rrezikojnë procesin e dialogut në mes të Serbisë dhe Kosovës, BE çdoherë i ka bërë thirrje të gjithë akterëve politik në Serbi, në Kosovë dhe në rajon që të inkuadrohen në aksionet për “deklarime të cilat krijojnë dhe promovojnë atmosferën e përshtatshme për pajtim, stabilitet rajonal dhe bashkëpunim”.
Qëndrimi i BE-së është që “Serbia dhe Kosova do duhej të përmbahen nga veprat dhe deklaratat të cilat janë kontraproduktive për normalizimin e mardhënieve midis tyre dhe të punojnë në arritjen e marrveshjes gjithëpërfshirëse”.
Edhe përkundër këtyre kërkesave që vijnë nga ana e BE-së, edhe përtej qëllimit strategjik për anëtarësim sa më të shpejt në BE, jemi dëshmitarë të provokimeve të shpeshta dhe të panevojshme të cilat rrezikojnë që dialogun ta kthejnë në pikën zero.
Më herët, njeriu me detyrë të krijojë provokimedhe tensione në emër të Serbisë, siç ishtë rasti i trenit laraman, ka qenë Marko Gjuriq, por, tash, rolin e tij fatkeqësisht e ka marrë presidenti Vuqiq.
Publikimi i hartës së Kosovës me flamurin serb, është provokim simbolik, i cili tregon edhe më tej pretendimet kolonialiste të Serbisë në raport me Kosovës.
Simbolikë e Kosovës pa shqiptarë, simbolikë e parullës së viteve të 90-a “Shqiptarët përtej Bjeshkëve të Nemuna “.
Të gjithë e dijmë se si ka përfunduar ajo politikë.
”Shtetet sikurse individët, kanë prirje të trashëguara të aspiratave të veta gjeopolitike dhe afinitetin e vet për historinë-kështu që ato (shtetet) dallojnë sipas aftësisë të bëjnë dallimin mes ambicieve realiste dhe mashtrimeve të paurta” Z. Brzezinski.
Ne po ashtu jemi të vetdijshëm se në skenën politike serbe, Kosova për më tepër se 30 vite rresht, paraqet hambarin për grumbullimin e votave nacionaliste, prandaj, edhe fotoja që presidenti Vuqiq e ka publikuar në instagram profilin e tij, paraqet fillimin e kampanjës për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe ato për kryeqytet.
Po ashtu jemi të vetëdijshëm që, duke u bazuar në recetën e vjetër e shumëherë të provuar që, saherë që paraqitet ndonjë problem i mbrendshëm, duhet të nxitur tensione të politikave të jashtme në mënyrë që vëmendja e opinionit të tërhiqet në anën tjetër.
Por, mendoj se nuk është në interes të askujt që Jovanjica dhe aferat tjera, të cilat kërcënojnë Serbinë me përsëritje të historisë së Plenumit të Brioneve, nuk do duhej të përdoren për të keqsuar edhe më tej marrëdhëniet me Shqiptarët dhe Kosovën. Nuk do duhej të përdoren fjalë dhe arsye të mëdha për t’i qeruar hesapet e brendshme apo ato ndërpartiake.
Konsideroj që fotografia të cilën presidenti e ka publikuar në rrjetet sociale është shenjë e qartë që ai nuk dëshiron marrëveshje me Kosovën pavarësisht përsëritjeve të shpeshta për ”kompromisin e domosdoshëm”.
Kjo politikë e provokimeve dhe nxitjes së tensioneve ndëretnike dhe rajonale e largon edhe më shumë vendin nga integrimet në Bashkimin evropian.
Serbia besoj duhet të definojë rolin e vet dhe të bëjë një balans më realist mes aspiratave dhe potencialeve të saja.
Prandaj pyetja ime për Qeverinë e Republikës së Serbisë është: Çka do të ndërmarr qeveria në parandalimin e zgjerimit respektivisht institucionalizimit të gjuhës së urrejtjes dhe provokimeve të cilat rrisin tensionin në rajon dhe çka do të ndërmarrë me qëllim të arritjes së marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e mardhënive me Kosovën? /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri
Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?
Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja
"Kosova mund të zbatojë njëanshëm Marrëveshjen e Brukselit", analistët: Deklaratat e presidentes, produkt i presionit ndërkombëtar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën