Ish-ylli i Real Madridit dhe anëtari i kombëtares së Uellsit, Gareth Bale, ka pranuar se ndjen frikë nga falimenti, pavarësisht se fitoi rreth 143 milionë euro gjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme në futboll.

Bale, i cili tërhoqi vëmendjen e tifozëve për herë të fundit si futbollist aktiv në vitin 2023, tani ka gjetur një pasion të ri në golf.


Në një intervistë për Front Office Sports, ai shprehu shqetësimin e tij për të ardhmen financiare pas futbollit.

“Kishte gjithmonë diçka që më trembte brenda vetes. Lexon artikuj për njerëzit që, pasi mbarojnë sportin profesional, përfundojnë në falimentim. Shumë prej tyre nuk dinë si të menaxhojnë paratë, nuk dinë si t’i organizojnë financat e tyre".

"Shumë atletë jetojnë një mënyrë jetese luksoze, por unë përpiqem të mos e bëj këtë. Gjithmonë kam menduar për jetën pas futbollit, për kohën kur nuk do të paguhesha më”, deklaroi Bale.

Kulmi i karrierës së tij ishte nënshkrimi me Real Madridin në vitin 2013, një transferim që kushtoi rreth 100 milionë euro.

Gjatë nëntë sezoneve në “Santiago Bernabeu”, Bale shënoi 81 gola dhe fitoi pesë Liga të Kampionëve, duke u bërë një nga yjet më të shquar të klubit mbretëror. /Telegrafi/

telegrafi sport app