Kaluan shumë kohë bashkë duke mos e ditur se kush ishte - ish e dashura thyen heshtjen, rrëfen për marrëdhënien me vrasësin serik (Foto/Video)

Një ish-e dashura e Ted Bundy ka folur për marrëdhënien e saj me vrasësin serik, pas 40 vjet heshtjeje.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, gruaja 71-vjeçare, e cila kërkoi të mos i përmendet emri, kujtoi se si u takua me vrasësin serik në verën e vitit 1974 kur u shpërngul në Salt Like City, Utah.

Çifti ndau një shtrat shumë herë, megjithëse nuk e përshkruante se sa ishin intimë, dhe ajo pranon se Bundy ka treguar shumë pak për veten.

"Unë kurrë nuk e pashë atë të qajë. Qeshja e tij ishte disi e detyrueshme. Ai kurrë nuk fliste për nënën e tij, familjen e tij apo diçka të tillë. Ai ishte shumë i zoti", zbulon ajo.

Madje, siç ka thënë ajo, Bundy do të bënte edhe hamburgerë dhe të dy do të 'dëgjonin lajmin për të gjitha vajzat që po vriteshin dhe u zhdukën'.
Një nga viktimat e tij u zhduk në natën e Halloween në vitin 1974 - të njëjtën natë, ajo tha se ai i bëri asaj një vizitë në banesën e saj. /Telegrafi/



































