Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për Asamblenë Komunale të Deçanit, Kaltrim Ukehaxhaj, ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e marrë gjatë fushatës për zgjedhjet lokale që përfundojnë sonte.

Në një postim në Facebook, Ukehaxhaj ka falënderuar qytetarët, familjarët, miqtë dhe bashkëpunëtorët për përkrahjen dhe besimin e dhënë gjatë ditëve të fushatës.


“Qytetarë të nderuar, familjarë, miq e shokë, jemi në fund të fushatës për zgjedhjet lokale dhe dua t’ju falënderoj për përkrahjen, fjalët e mira dhe besimin që më keni dhënë gjatë këtyre ditëve. Si kandidat i LDK-së për Asamblenë Komunale të Deçanit, ju ftoj me sinqeritet të më besoni votën tuaj. Fushata po përfundon, por rruga jonë sapo ka filluar”, ka shkruar ai.

Ukehaxhaj u ka kujtuar votuesve numrat përkatës në fletëvotim: 113✅ dhe 23✅, duke i ftuar qytetarët të dalin në zgjedhje këtë të diel, më 12 tetor 2025, dhe ta mbështesin vizionin e tij për zhvillimin e komunës së Deçanit.