Kalorësja i bërtet shoferit - por komentuesit janë të ndarë se kush e ka fajin

Një video e publikuar nga një britanike ka ndezur debat në rrjetet sociale, pasi ajo qorton një shofer që kaloi me shpejtësi pranë kalit të saj.
Pamjet tregojnë momentin kur makina e tipit Skoda Fabia kalon shumë afër dhe tremb njërin nga kuajt.
Ajo e ndaloi makinën duke ngritur kamxhikun dhe i kërkoi shoferit të ngadalësonte, duke theksuar se ishte një rrugë e qetë me tabela përkatëse.
Videoja ka marrë mijëra komente, ku disa e mbështesin kalëruesen, ndërsa të tjerë e fajësojnë për rrezikim në rrugë të ngushta.
Ndërkohë disa të tjerë sugjeruan që kalërimi duhet të bëhet në fusha, jo në rrugë publike. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals












































