LAJMI I FUNDIT:

Kallëzohen penalisht, ish-kryetari dhe ish-sekretari i komunës së Kavadarit

Kallëzohen penalisht, ish-kryetari dhe ish-sekretari i komunës së Kavadarit

Ish-kryetari i komunës së Kavadarit dhe ish-sekretari i komunës janë kallëzuar penalisht për veprën penale “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe kompetencave”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas 24Vesti, ish-sekretari dyshohet se me para të komunës ka mbushur derivate nafte në automjet privat, kurse ish-kryetari dyshohet se e ka lejuar këtë veprim.


Me këtë rast, dëmi i shkaktuar ka arritur në 360 mijë denarë, ose afër gjashtë mijë euro. Lajmi është konfirmuar edhe nga Aleksandar Panov, ish-kryetar i Kavadarit./Telegrafi/