LAJMI I FUNDIT:

Me kallashnikov dhe fishekë luftarak në banesë, arrestohet 21-vjeçari në Shijak

Me kallashnikov dhe fishekë luftarak në banesë, arrestohet 21-vjeçari në Shijak

Shtetasi Andrea Kola, 21-vjeç, është arrestua nga policia e Shijakut në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”.

Uniformat blu bëjnë me dije se gjatë kontrolleve në banesën e 21-vjeçarit u gjetën një kallashnikov dhe fishekë luftarak, të cilat u sekuestruan.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pra Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve,armëve shpërthyese dhe i municionit”.


“Si rezultat i kontrolleve intensive, të mbështetura te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe të kryera në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak goditën një tjetër rast të posedimit pa leje, të armës së zjarrit, rast për të cilin u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi A. K., 21 vjeç.

Nga kontrollet në banesën e shtetasit A. K., në fshatin Xhafzotaj, dhe në automjetin me të cilin ky shtetas lëvizte në këtë fshat, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Lajme
Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Lajme
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Kalo në kategori