Simon Crowcoft ka qenë për vizitë në Londër, kur ka hasur në një pamje jo të zakonshme.

Një kalë i Policisë, që kishte pëlhurën fluroshente në shpinë, ka dashur të hynte në një autobus urban, transmeton Telegrafi.


Ndalohet kali që përpiqej të hipte në autobus foto 2

Mirëpo, kafsha që kishte futur kokën në makinën transportuese, është ndaluar nga një polic dhe është nxjerr përjashta.

“Londra është vend i mundësive, pse të mos udhëtojë edhe kali më autobus”, ka shkruar Crowcoft në Twitter, në përshkrimin e fotografisë.

Në anën tjetër, zyrtarë të Policisë kanë thënë se ishte një rast i parandaluar, derisa kalin e kanë konsideruar një shërbyes të tyre. /Telegrafi/