LAJMI I FUNDIT:

Kalërojnë nëpër zjarrin e madh, traditë e festivalit të lashtë (Foto)

Kalërojnë nëpër zjarrin e madh, traditë e festivalit të lashtë (Foto)

Në San Bartolome de Pinares në Spanjë, është zhvilluar festivali i lashtë ku pjesëmarrësit kalërojnë nëpër zjarr.

Ky organizim i përvitshëm me përmbajtje religjioze, zhvillohet për nder të Saint Anthony të Abbot, që konsiderohet si mbrojtës i kafshëve, transmeton Telegrafi.


Për këtë arsye, ndizen zjarre të mëdha dhe kalorësit e guximshëm kalërojnë nëpër to.

“Asnjë kalë nuk detyrohet të hyjë në flakë, por ata e bëjnë vet”, është një koment i shkurtër, që i shoqëron fotografitë e postuara në rrjete sociale.

Mësohet se nuk është lënduar apo djegur ndonjë kalë apo njeri, që u bë pjesë e këtij organizimi. /Telegrafi/