LAJMI I FUNDIT:

Kalaja e Prizrenit: Simbol i qytetit dhe trashëgimi e vlefshme kulturore e Kosovës

Kalaja e Prizrenit: Simbol i qytetit dhe trashëgimi e vlefshme kulturore e Kosovës

Kalaja në vete përmban një pjesë të rëndësishme të historisë së lashtë të qytetit dhe e bën këtë qytet me vlerë të padiskutueshme ambientale, shkencore, historike dhe turistike.

Duke shikuar aspektin kohor të ngritjes së objekteve nëpër mote në Kalanë e Prizrenit, arkeologët thonë se ato u përkasin periudhave të ndryshime historike, nga ajo antike dhe bizantine, e deri tek ajo osmane, pavarësisht se për një kohë të gjatë thuhej se ndërtimi i kësaj kalaje i përkiste periudhës bizantine, shkruan Telegrafi.

Veç kësaj, në aspektin ndërtimor arkeologët ndeshën në praninë e tri komplekseve të veçanta të cilat i quajtën qytete: Qyteti i Epërm, Qyteti i poshtëm dhe Qyteti Jugor.

kalaja 2

Qyteti i Epërm shtrihet në anën jugore të kalasë, aty ku kodrina nëpërmjet kurrizit lidhet me rrëzën e Sharrit. Kjo pjesë e kalasë paraqet pikën më të dobët (duke shikuar nga aspekti i mbrojtjes së saj), për shkak se prej andej më së lehti mund të kryheshin sulmet e kundërshtarëve.

Qyteti i Poshtëm shtrihet në anën veriore të saj dhe shikuar nga hapësira që zë në krahasim me Qytetin e Epërm, është katër herë më i madh. Përveç mureve, aty gjenden edhe depotë e barotit, kazamatet, themelet e një xhamie etj. Xhamia kishte qenë e ndërtuar me gëlqerorë gjysmë të përpunuar, të lidhur me horosan.

kalaja 4

Qyteti Jugor shtrihet në pjesën jugperëndimore të kalasë, ku edhe gjendet hyrja kryesore e saj. Ky qytet dhe pjesa e rrafshëlartës së kalasë nuk janë hulumtuar sa duhet, prandaj do të ishte me interes të veçantë që pikërisht në atë pjesë të vijohet me hulumtime më sistematike arkeologjike.

Të dhënat e ndryshme nga arkeologët dëshmojnë praninë e ndonjë fortese të ngritur mbi kodrinë që në në periudhën dardane e romake, e ku objektet e mesjetës vazhdonin të ndërtoheshin mbi objektet antike.

kalaja 5

Kalaja, për shkak të pozicionit topografik, bën që të shijoni plotësisht peizazhin tërheqës natyror.

Për të shijuar pamjen magjepsëse duhen 20 minuta ecje në këmbë. Një rrugicë e ngushtë lidh qendrën e qytetit kulturor me monumentin që konsiderohet atraksioni kryesor në Prizren.

20160422_124542

Shkallët e vendosura në rrugicën prej kalldrëmi e bëjnë edhe më sfiduese ngjitjen deri lart. Vizitorët shpeshherë ndalen për të pushuar, mirëpo kur arrijnë në Kalanë e ndërtuar mbi kodrën e lartë, të vendosur në jug-lindje të qytetit, harrohet lodhja.

Ambienti i jashtëzakonshëm piktoresk është një përjetim i paharrueshëm. Prej lartë, shihet i gjithë qyteti. Shihen xhamitë, shtëpi dhe objektet tjera që përbëjnë identitetin kulturor të Prizrenit. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

A e dini se...
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
Kuptimi i ëndrrave ku shihni shtëpinë ku jeni rritur

Kuptimi i ëndrrave ku shihni shtëpinë ku jeni rritur

Lifestyle
Mos e prishni jetën e njerëzve të tjerë - ky është sekreti japonez i jetëgjatësisë

Mos e prishni jetën e njerëzve të tjerë - ky është sekreti japonez i jetëgjatësisë

Këshilla Lifestyle
Kalo në kategori