LAJMI I FUNDIT:

“Kalaja Bakhmut”: Rojet kufitare ukrainase postojnë pamje të luftimeve të afërta dhe daljes së tyre nga një rrethim

“Kalaja Bakhmut”: Rojet kufitare ukrainase postojnë pamje të luftimeve të afërta dhe daljes së tyre nga një rrethim

Betejat për çdo shtëpi po vazhdojnë në qytetin e Bakhmut dhe rojet kufitare thuhet se kanë publikuar një video të tyre, duke dalë nga një rrethim.

Siç bëhet e ditur, “pushtuesit rrethuan ndërtesën në Bakhmut ku qëndronin rojet kufitare natën. Për të zmbrapsur sulmin, [ushtari me pseudonimin] Arkitekti u ngjit në çatinë e ndërtesës dhe hodhi granata kundër armikut”.

“Falë veprimeve të rrezikshme nga mbrojtësit tanë, pushtuesit u vranë dhe ata arritën të dilnin nga rrethimi”, citohet të jetë thënë në përshkrim, përcjell Telegrafi.


Shefi i Wagner “tërheq fjalët”, thotë se nuk ka shenja që forcat ukrainase të largohen nga Bakhmuti
Lexo po ashtu Shefi i Wagner “tërheq fjalët”, thotë se nuk ka shenja që forcat ukrainase të largohen nga Bakhmuti

Bakhmuti ka banesa shumë të dendura dhe një distancë të vogël midis shtëpive.

Trupat ruse hynë në ndërtesat fqinje gjatë natës, duke rrethuar një grup rojesh kufitare ukrainase. Sipas Arkitektit, beteja filloi në mëngjes dhe ishte sfiduese.

Ai vendosi të ngjitej në çati për të hedhur disa granata.

Në të njëjtën kohë, një pushtues nga grupi i sulmit hyri në katin përdhes të shtëpisë, ku qëndronin rojet kufitare.

Trupat ukrainase vranë pushtuesin, por ai arriti të hedhë disa granata, të cilat i vunë flakën shtëpisë.

Gjenerali ukrainas ‘prezanton’ sistemin e mbrojtjes ajrore amerikane - që po rrëzon dronët, raketat dhe aeroplanët e Rusisë
Lexo po ashtu Gjenerali ukrainas ‘prezanton’ sistemin e mbrojtjes ajrore amerikane - që po rrëzon dronët, raketat dhe aeroplanët e Rusisë

Kështu, rojet kufitare duhej të arratiseshin përmes çatisë.

Ndryshe, presidenti Volodymyr Zelensky ka konfirmuar se situata në qytetin Bakhmut në rajonin e Donetskut është më e ndërlikuar.

Megjithatë, rusët nuk e kontrollojnë qytetin.

Forcat mbrojtëse të Ukrainës janë përfshirë në beteja të ashpra me pushtuesit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial

Botë
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?

Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?

Botë
Zelensky jep versionin e tij rreth telefonatës me Donald Trump

Zelensky jep versionin e tij rreth telefonatës me Donald Trump

Botë
Egjipti dhe Jordania theksojnë 'unitetin' për Gazën, bëjnë thirrje për rindërtim pa zhvendosje

Egjipti dhe Jordania theksojnë 'unitetin' për Gazën, bëjnë thirrje për rindërtim pa zhvendosje

Botë
BE thotë se do të përgjigjet me “kundërmasa të forta dhe proporcionale” ndaj tarifave të shpallura nga Trump

BE thotë se do të përgjigjet me “kundërmasa të forta dhe proporcionale” ndaj tarifave të shpallura nga Trump

Botë
Trump thotë se ka folur me Putinin: Negociatat për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë do të fillojnë

Trump thotë se ka folur me Putinin: Negociatat për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë do të fillojnë "menjëherë"

Botë
Kalo në kategori