LAJMI I FUNDIT:

Kaitlynn Carter festoi ditëlindjen e 31-të pranë Miley Cyrus

Kaitlynn Carter festoi ditëlindjen e 31-të pranë Miley Cyrus

Miley Cyrus ‘ka bërë një lëvizje’ pas ndarjes nga aktori Liam Hemsworth dhe ajo tashmë është zhvendosur te e dashura e saj e re, Kaitlynn Carter.

Kjo e fundit ka festuar ditëlindjen e 31-të të mërkurën në mbrëmje, derisa kanë publikuar një sërë postimesh në rrjetet sociale.

Për rastin, Carter kishte veshur një fustan të zi me mëngë të gjata dhe taka të larta të zeza, ndërsa u shfaq e buzëqeshur pranë këngëtares. Nga ana tjetër, Miley, 26 vjeçe, zgjodhi një këmishë me mëngë të gjata dhe pantallona të zeza.


Miley Cyrus dhe Kaitlynn Carter (Foto: Instagram)

Dyshja shihet se të shumtën e kohës janë duke e kaluar së bashku dhe romanca e tyre vazhdon të jetë në fokus të tabloideve të huaja.

Dy vajzat madje javën e kaluar janë parë dorë për dore edhe pas përfundimit të eventit të madh të ndarjes së çmimeve, MTV Video Music Awards 2019.

Miley Cyrus dhuron performancën e parë emocionale që nga divorci me Liam Hemsworth: 'Është koha për t'a lënë atë'
Lexo po ashtu Miley Cyrus dhuron performancën e parë emocionale që nga divorci me Liam Hemsworth: 'Është koha për t'a lënë atë'

Në ngjarjen më të madhe të muzikës, Miley dhuroi performancën e parë emocionale me këngën e re “Slide Away”, që thuhet se ia dedikoi ish bashkëshortit të saj, aktorit Hemsworth. /Telegrafi/

Miley Cyrus dhe Kaitlynn Carter (Foto: Instagram)