Legjenda e Gjermanisë dhe Bayernit, Olivier Kahn mund të kthehet te ish-skuadra e tij.

Jo si portier pasi mosha e tij nuk e lejon një gjë të tillë, por në një post të lartë.


Fjala është për drejtor sportiv të skuadrës dhe këtë lajm e ka dhënë prestigjiozja franceze L’Equipe.

Posti i drejtorit sportiv te Bayerni është i lirë dhe Kahn mund të kthehet që ta marrë atë.

Por gjithsesi në Gjermani favorit kryesor për këtë post e kanë bërë drejtorin sportiv të Borussia Moenchegladbach, Max Eberl.

Brenda muajit shkurt Bayernit pritet të vendosë për njërin nga kandidatët për ta emëruar në pozitën e drejtorit sportiv. /Telegrafi/

telegrafi sport app