“Kafja turke është e mirë të aplikohet” – dermatologia Krasniqi tregon për maskën natyrale dhe efektet e saj

Dermatologia Dafina Krasniqi në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur për mirëmbajtjen e lëkurës së fytyrës.
Krasniqi ka treguar edhe për maskat natyrale që mund të përdoren.
“Kafja turke është e mirë që të aplikohet në fytyrë. Deri tani nuk ka dëgjuar që ka shkaktuar reaksione. Është ajo pjesa në fund që mbetet e që mund të aplikohet në fytyrë për 30 minuta dhe pastaj e shpërlan fytyrën...”, tha ajo.
Sipas saj, kjo maskë është natyrale, ta ndriçon lëkurën dhe ta ushqen.
Podcastin e plotë ku dermatologia Krasniqi flet për mirëmbajtjen e lëkurës mund ta shikoni në kanalin e Telegrafit në YouTube.
Podcasti “Shëndeti në rend të parë” mbështetet nga kompania Muqa Solar. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































