Kafeja mund të ndihmojë tretjen, thotë një studim i ri

Nëse jeni një konsumues i rregullt, atëherë e dini që një filxhan kafe zakonisht pasohet nga një udhëtim në tualet jo shumë kohë më pas.
Ndërsa pija e përditshme është gjithmonë një temë debati kur bëhet fjalë për shëndetin tonë, studimi i ri thotë se ky efekt anësor qesharak do të thotë se kafeja është në të vërtetë e mirë për tretjen – dhe më shumë!
Për shumë persona, kafeja është një pjesë jetike e rutinës së mëngjesit – dhe mund të jetë gjithashtu gjëja që na mban në një orar të rregullt të tretjes. Sipas një rishikimi të ri shkencor të botuar në Nutrients, kafeja ndihmon në tretje dhe ka një efekt pozitiv në disa nga proceset e saj. Dhe një lajm i mirë: hulumtimi zbuloi se pirja e tre deri në pesë filxhanë kafe në ditë nuk kishte efekte të dëmshme në organet tona të tretjes!
Studiuesit shikuan 194 botime për të gjetur ngjashmëri në lidhje me përfitimet e pirjes së kafesë. Një konstante ishte fakti se kafeja dukej se ndihmonte në sekrecionet gastrike, biliare dhe pankreatike. Të gjitha këto janë jetike për tretjen e ushqimit dhe kafeja dukej se stimulonte prodhimin e tyre. Në veçanti, kafeja ndihmoi në stimulimin e sasisë së gastrinës (një hormon tretës) dhe acidit klorhidrik (që gjendet në lëngun e stomakut) – dy faktorë kyç për të ndihmuar në tretjen e ushqimit në stomak.
Rishikimi zbuloi se kafeja lidhet me lëvizshmërinë e zorrës së trashë, duke e bërë atë po aq efektive sa drithërat për t’ju ndihmuar të shkoni në tualet. Kjo gjë mund të çojë në një rrezik të reduktuar të kapsllëkut kronik, sipas studiuesve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame