LAJMI I FUNDIT:

Kadriu: Nuk e ndryshuam trasenë e autostradës Prishtinë-Gjilan

Kadriu: Nuk e ndryshuam trasenë e autostradës Prishtinë-Gjilan

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, në një konferencë për media ka folur për autostradën e Gjilanit e cila në ditët e fundit ka qenë e diskutuar në medie, e sidomos deklaratat e ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacollit i cili tha se Haradinaj e ka ndryshuar trasenë e kësaj autostrade.

“Në aspektin politik ne si Ministri e Infrastrukturës nga momenti i parë kemi dashtë që çdo kush që ka interesa të veta personale të mos ndikojë në ndërtimin e rrugëve në Kosovë. Obligimet dhe ndërtimin e kësaj autostrade e kemi gjet në një pozicion në gjysmë sepse vetëm projekti ka qenë i përfunduar. Ne i kemi marr masat sepse realisht autostrada e Gjilanit ka qenë e nevojshme dhe ka qenë kërkesë e qytetarëve”, tha Kadriu, shkruan Ekonomiaonline.

“Pal Lekaj nuk e ka prekë këtë projekt e kemi gjet të tenderuar. Pal Lekaj edhe Ramush Haradinaj e kanë shty këtë projekt sepse kanë dashtë që edhe Anamorava të jetë pjesë. Autostrada e Gjilanit po lidhet me tri autostrada tjera”.


Ai është shprehur se nuk është në dijeni për raportet që i ka pasur Pacolli me ish-ministrin e kaluar të infrastrukturës por nëse ka diçka le të drejtohet për tek ata dhe se është problem i Pacollit nëse largohet nga koalicioni. /Telegrafi/