LAJMI I FUNDIT:

Kadrijaj e Abazi përplasen për rekomandimin e Blerim Rekës për konsull në Nju Jork: “Dy persona votuan përmes telefonit”

Kadrijaj e Abazi përplasen për rekomandimin e Blerim Rekës për konsull në Nju Jork: “Dy persona votuan përmes telefonit”

Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj e ka kritikuar partinë në pushtet duke thënë se e kanë bërë në mënyrë të jashtëligjshme rekomandimin e Blerim Rekës për konsull të përgjithshëm në Nju Jork.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, Kadrijaj ka thënë se rekomandimi është bërë me mos prezencën e dy deputetëve në sallën ku është mbajtur komisioni.


“E kam ngrit një çështje dhe një shqetësim për zgjedhjen e konsullit të përgjithshëm në Nju Jork. Me mos prezencën e deputetëve në sallën ku është mbajtur mbledhja e komisionit. Unë pres një reflektim se ai vendim duhet të bie poshtë dhe të thirret mbledhja tjetër e komisionit, sepse prej shtëpisë nuk mundet askush mos me dhënë një verdikt”, ka thënë Kadrijaj, transmeton Telegrafi.

Për këtë është përgjigjur kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Haki Abazi, sipas së cilit çdo gjë është bërë sipas praktikave të funksionimit të komisionit.

“Në komision sipas praktikës së komisionit, shefi i misionit në Nju Jork është intervistuar në prani të deputetëve të pozitës dhe opozitës, me një përjashtim të zonjës Adelina Grainca, e cila ka lindur binjak, dhe ka qenë e pamundur të jetë fizikisht prezent në takim. Por, është paraqitur nëpërmjet lidhjes online e cila po ashtu ka votuar për shefin e misionit. Kjo e gjitha është rakorduar sipas praktikave të funksionimit të komisionit. Konsideroj që do të ishte mirë që zonja Kadrijaj të mbetej pjesë e komisionit po ajo me vullnetin e saj e ka lëshuar takimin atë ditë dhe nuk ka qenë pjese komisionit. Rrjedhimisht sulmi mbi punën e komisionit atë ditë është i paqëndrueshëm dhe nuk ka asnjë bazë”, ka thënë Abazi.

Pas kësaj, Kadrijaj ka kërkuar sqarim edhe nga kryetari i Kuvendit lidhur me këtë çështje.

“E kam kërkuar prej ju kryetar i komisionit. Nuk është në pyetje vetëm Adelina. Nuk ka lidhje emri i kujt është, por dy persona kanë votuar përmes telefonit. A kemi të drejtë? A ka ndonjë rregullore që munden me qenë në shtëpi ose kudo nëpër pushime edhe me i thirr deputetët me telefon, me thënë a e konfirmon? Po kërkoj një interpretim prej juve kryetar i Kuvendit. A keni një mendim si kryesi e Kuvendit që mundemi me bë kështu. Atëherë po i bëjmë këto praktika edhe në kuvend, apo është një praktikë që zotëri Abazi e ka shpikë vet dhe është kundër rregullores së Kuvendit dhe kundër ligjeve”, ka thënë ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori