Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, kanë takuar lojtarët Kosovës në futboll, në grumbullimin e parë të tyre para ndeshjeve të radhës për kualifikim në Euro 2020.

Veseli tha se do të vazhdojnë me projekte të shumta në mbështetje të kombëtares duke rikonfirmuar preminë e premtuar prej 1 milion eurosh për kualifikim si dhe ndërtimin e stadiumit kombëtar i cili siç tha Veseli do të filloj së ndërtuari këtë verë dhe do të jetë ndër më të mirët në Evropë.


Me këtë rast, Veseli veshi edhe fanellën e re të Kosovës, ndërsa tha se ndihet krenarë me lojën dhe zemrën e madhe që tregojnë në fushë lojtarët e Kosovës.

54516487 413509819212899 4120926674181160960 n

“Urime kombëtares sonë kjo fanellë e re. Jam krenar që më kanë dhënë këtë mundësi. Këta djem janë krenaria jonë, këta po e bëjnë historinë, po tregojnë atë që jemi ne duke luajtur një lojë të pastër”.

“E natyrshme që tani rritet konkurrenca por rritet edhe përkushtimi i këtyre djemve, presim edhe kualifikimin në kampionin evropian”.

55611089 2082126105196342 8574778700384436224 n

“Ne si politikë do t’i kryejmë detyrat tona. Që në fillim kam premtuar një milionë euro vetëm gjysma është dhënë. Ndërsa në korrik fillojmë edhe me ndërtimin e stadiumit kombëtar i cili do të jetë më i bukuri në rajon dhe ndër më të mirët në Evropë".

"E përgëzoj ministrin e Sportit për përkushtimin dhe gatishmërinë për tu qëndruar gjithmonë afër sportistëve”, tha Veseli.

54099046 2330711763879978 1605410315128799232 n

Kryetari i Federatës Kosovare të Futbollit, Agim Ademi, u shpreh me besim që djemtë e kombëtares do ta çojnë përpara Kosovën, ndërsa falënderoi Veselin për përkrahjen e vazhdueshme. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app