Kadeti Arlind Shefiku ka diplomuar me sukses në Akademinë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara “West Point”, një ndër institucionet më prestigjioze në botë për edukim dhe formim ushtarak.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka uruar Shefikun për këtë arritje të rëndësishme, duke e cilësuar atë si një dëshmi të përkushtimit dhe aftësive të larta udhëheqëse.


“Urime Kadetit Arlind Shefiku për diplomimin në Akademinë prestigjioze ushtarake West Point! Përkushtimi dhe lidershipi yt janë pasqyrim i përpjekjeve tona të përbashkëta për të ndërtuar një të ardhme më të sigurt dhe më të fortë për Kosovën dhe rajonin,” thuhet në urimin e Ambasadës amerikane.

Diplomimi i tij konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt forcimit të kapaciteteve profesionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Arlind Shefiku pritet të japë një kontribut të çmuar në shërbim të vendit, duke sjellë përvojën dhe njohuritë e fituara në një nga akademitë më të njohura ushtarake në botë.